TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Albanologjia tek shqiptarët lindi si një dije aktive e luftarake

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti flet për aksidentin e ministres Hajdari: Në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se albanologjia te shqiptarët lindi si dije aktive e luftarake e lidhur me ngritjen e vetëdijes kombëtare. Në këtë formë, siç tha ai, janë mbrojtur të drejtat dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në ballkan. Kështu u shpreh shefi i ekzekutivit në hapje të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, ku shtoi se dija fillestare albanologjike ndihmoi në zgjimin kombëtar të shqiptarëve.

Ai po ashtu u shpreh se është rritur numri i studentëve në programet “Gjuhë Shqipe” dhe “Letërsi Shqipe”.

Java e Albanologjisë, sipas Kurtit, është kthyer në traditë për çka shtoi se ka nisur me interesim të shkencëtarëve të huajë me çështjen shqiptare

“Java e Albanologjisë është bërë një traditë e bukur dhe uroj që ajo të vazhdojë gjallë dhe e larmishme edhe në të ardhmen. Në termin e albanologjisë janë përmbledhur dijet nga disa disiplina shkencore, siç kanë të bëjnë me gjenezën, historinë dhe kulturën e kombit shqiptar. Si e tillë ajo ka nisur si interesim i shkencëtarëve të huajë me çështjen shqiptare. Për ta çështja shqiptare kishte të bënte me përcaktimin shkencor të origjinës dhe historinë e kombit shqiptar dhe të gjuhës së tij, si dhe vendet që kjo e fundit zinte në mozaikun e gjuhëve indoevropiane. Dija fillestare albanologjike, ajo e shekullit 18 dhe 19 ndihmoi shumë në zgjimin kombëtar të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 19”, deklaroi Kurti.

Katedrave të gjuhës, etnologjisë dhe historisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri, siç shtoi Kurti iu desh që me gjuhën e shkencës të argumentonin se “shqiptarët nuk ishin të vonshëm në ballkan”.

“Albanologjia tek shqiptarët lindi si një dije aktive e luftarake e lidhur ngushtë me ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit tonë. Ajo ishte pjesë e përpjekjes për të mbrojtur të drejtat dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në ballkan. Pra, mësoheshin për vetën që të mbroheshin më mirë. Kjo përpjekje vijoi edhe në shekullin 20, ne jemi dëshmitarë se akademitë dhe institutet shkencore në ish-jugosllavi përpunuan tezat e gjenocidit kundër shqiptarëve”, shtoi Kurti.

Në hapje të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, Kurti tha se me bursat e ndara për studentët që vijojnë studimet në programet “Gjuhë Shqipe” dhe “Letërsi Shqipe” në Fakultetin e Filologjisë është rritur numri i studentëve.

“Para dy muajve morëm edhe vendimin për të ndarë bursa bachelor dhe master për studentë që vijojnë programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Falë kësaj në këtë vit akademik numri i aplikimeve në programin Gjuhë Shqipe nga 20 sa ishte vitin e kaluar tash është 105, në Letërsi Shqipe nga 6 sa ishte vitin e kaluar tash është 79”, ka thënë Kurti.

Lulëzim Lajçi në emër të Institutit Albanologjik tha se kjo javë shënon aktivitetin më të rëndësishëm. Ai tregoi se ky është edicioni i 15-të dhe janë organizuar pesë sesione.

“Java e Albanologjisë është pa dyshim është aktiviteti më i rëndësishëm shkencor i Institutit Albanologjik. Deri më tani janë realizuar 14 edicione, ky është edicioni i 15-të që po mbahet sivjet. Themelimi i këtij aktiviteti shkencor është bërë sipas parimit që secila nga pesë degët e Institutit të Albanologjisë të organizojë nga një sesion shkencor. Temat e sesioneve caktohen në fillim të vitit, përfshirë planin e punës. Gjithashtu Instituti Albanologjik mund të organizojë edhe konferenca edhe me një temë bosht për të gjitha disiplinat albanologjike, sidomos me rastin e përvjetorëve të rëndësishme që ndërlidhen me të kaluarën dhe kulturën shqiptare. Përveç punonjësve shkencor të Institutit Albanologjik ftohen edhe albanologë të dëshmuar nga bota dhe trojet etnike shqiptare”, theksoi ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

​5 shoferë gjobiten me gjithsej 1 mijë euro për kundërvajtje trafiku në Shtime e Ferizaj

Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta

Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve në Gjakovë: Le të dëgjohet zëri i studentëve

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve në Gjakovë: Le të dëgjohet zëri i studentëve

RTK në grevë nga e hëna

RTK në grevë nga e hëna

Lideri befasohet në shtëpi, Prishtina humb ndaj Malishevës

Lideri befasohet në shtëpi, Prishtina humb ndaj Malishevës

Rahoveci 029 befason Golden Eagle Yllin

Rahoveci 029 befason Golden Eagle Yllin

​AirDrop në iPhone nga tash e tutje do të ndajë të dhënat edhe me Android

​AirDrop në iPhone nga tash e tutje do të ndajë të dhënat edhe me Android

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

​5 shoferë gjobiten me gjithsej 1 mijë euro për kundërvajtje trafiku në Shtime e Ferizaj

Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta

Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta

Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Stuttgarti merr pikë ndaj Dortmundit me gol të minutës shtesë

Stuttgarti merr pikë ndaj Dortmundit me gol të minutës shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën