Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin Kurti, demagog teksa ka thënë se ai nuk ka bërë asgjë për Kosovën.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duke mos e parandaluar ardhjen në pushtet të një njeriu që kurrë nuk ka bërë asgjë për Kosovën, kanë krijuar hapësirë që populli të manipulohet.
“Duke mos e parandaluar ardhjen në pushtet të një njeriu që kurrë asgjë nuk bëri për Kosovën, ne krijuam hapsirë që populli të manipulohet, ti varë shpresat të një demagog të një njëri i cili femiun e tij nuk do ta rrisë e edukoi në vendin me të cilin ai qeverisë…..”, ka shkruar Musliu në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe një video.