TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rumania thotë se një dron rus e shkeli hapësirën e saj ajrore

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rumania thotë se një dron rus e shkeli hapësirën e saj ajrore

Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s të dielën.

Rumania i bëri thirrje Moskës ta ndalë këtë “përshkallëzim”.

Incidenti ndodhi kur ushtria ruse kreu sulme ajrore “ndaj caqeve civile dhe infrastrukturës së portit” përgjatë lumit të Danubit në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.

Rumania i dërgoi avionët e vet luftarakë F-16 për ta vëzhguar hapësirën ajrore, si dhe i njoftoi aleatët e vet në NATO, tha Ministria.

Autoritetet gjithashtu u dërguan mesazhe paralajmëruese banorëve në dy rajone lindore.

Autoritetet rumune kanë nisur një hetim për këtë incident.

Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Rumania ka gjetur copëza të dronëve rusë në territorin e vet në disa raste dhe më së voni në korrik të këtij viti.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë i dënoi fuqishëm sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar ato si “të paarsyeshme dhe në kundërshtim të thellë me normat e ligjit ndërkombëtar”.

Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas të dielën.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse kreu sulme natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm me katër raketa të telekomanduara nga rajoni Belgorod i Rusisë, si dhe me 23 dronë të prodhimit iranian, Shahed./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Humb jetën marinari gjerman në Vlorë

Tiranë, shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Disa nga ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit!

Disa nga ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit!

Salihaj: Konsensusi për presidentin i vështirë, e mundshme një emër nga familja Jashari

Salihaj: Konsensusi për presidentin i vështirë, e mundshme një emër nga familja Jashari

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

​OVL-UÇK refuzon ftesën e Këshillit: Qasja e tyre s’la rrugë për bashkëpunim

Spiropali viziton nesër Kosovën, pritet nga Glauk Konjufca – paralajmërohet konferencë e përbashkët për media

Spiropali viziton nesër Kosovën, pritet nga Glauk Konjufca – paralajmërohet konferencë e përbashkët për media

Haxhiu shpall konkursin për anëtar joprokuror në KPK, thekson rëndësinë e reformës në drejtësi

Haxhiu shpall konkursin për anëtar joprokuror në KPK, thekson rëndësinë e reformës në drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën