Tëvë1 pak më pare ka raportuar se një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak dhe nuk është lejuar që të hyjnë në Serbi.
E zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri për teve1.info ka thënë se kjo është bërë për shkak të mungesës të disa vulave.
Ndryshe, bllokimi i pikëkalimeve kufitare në anën serbe mes Serbisë dhe Kosovës u paralajmërua ditë më parë nga njerëz Serbi, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.
Të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre transit.