TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi, nuk bëhet e ditur data

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi, nuk bëhet e ditur data

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, sot erdhi në Kosovë, ku u takua me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Sipas Lajçak, është arritur ujdia që të ketë takim të nivelit të kryenegociatorëve, mes Bislimit dhe Petkoviqit.

Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ia mësyu që në mëngjes.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislmi.

Nga ky takim u tha se u arrit pajtim për një takim mes kryenegociatorëve, Bislimi dhe Petkoviq, por nuk u bë e ditur data.

E temë e diskutimit mes Lajçak e Bislimit, ishte edhe ura e Ibrit.

“Diskutuam edhe për çështjen e urës, urës së Mitrovicës dhe hapjes së saj për transport. Qëndrimi i Bashkimit Evropian mendoj se është i njohur, por do ta përsëris; Ura duhet të hapet, por kjo hapje duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne po diskutonim detajet e këtij procesi”, ka thënë Lajçak.

Për këtë çështje, edhe Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media, tregoi qëndrimin e shprehur nga pala kosovare.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme.”, thuhet në komunikatë

Lajçak, theksoi se pala serbe ka tërhequr letrën nga BE-ja, e cila thoshte se shteti serb nuk do t’i zbatonte Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e zbatimit.

“Letra është tërhequr. Pra, ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme. Por, marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, dhe për më tepër, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe rrugës së Serbisë drejt BE. Kështu që unë do të thoja se vlen dy herë, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe Serbisë dhe BE-së.”, deklaroi Lajçak.

Emisari Lajçak, nuk pati takime të tjera në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ndryshon orari i protestës në Prishtinë, nga sonte nis në 19:00

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ndryshon orari i protestës në Prishtinë, nga sonte nis në 19:00

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën