TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 vjet Polici, presidentja: Trimëria e policëve të rënë në detyrë na frymëzon të gjithëve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
25 vjet Polici, presidentja: Trimëria e policëve të rënë në detyrë na frymëzon të gjithëve

Policia e Kosovës po e shënon 25 vjetorin e themelimit me aktivitete të ndryshme. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet me të besueshme në vend.

Në ceremoninë qendrore për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë, Osmani ka thënë se puna e tyre ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi dhe ligji.

“6 shtatori shënon një moment të rëndësishëm të Policisë sonë, një ditë që nuk është vetëm një festë e institucionit por nderim për sakrificën e grave dhe burrave që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si gardianë të rendit, sigurisë dhe sovraniteti tonë. Policia, gjatë këtij çerek-shekulli, vazhdon të jetë një nga institucionit më të besuara e të rëndësishme të shtetit tonë. Puna juaj ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi e qetësia”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka kujtuar edhe 23 policët e rënë në detyrë, dhe policin e fundit Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve, siç tha ajo i frymëzon të gjithë.

“Nuk mund të flasim për Policinë e Kosovës pa përmendur policët e rënë në detyrë. Në mesin e 23 policëve të rënë në detyrë, i fundit është Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve na frymëzon të gjithëve. Ai bashkë me shumë të tjerë bëri sakrificën më te madhe për vendin tonë. Trashëgimia e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri jeton në vlerat që ju pjesëtarët e Policisë së Kosovës i bartni çdo ditë”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë e gatshme tu përgjigjet edhe kërcënimeve të reja, në një ambient gjithnjë e më kompleks. “Në kohë krize edhe sfidash duhet të qëndroni të palëkundur, për sigurinë e shtetit tonë , të ndërtuar me aq mund e sakrificë”, ka theksuar Osmani.

Tags: Policia e KosovesVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Vjosa Osmani reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademaj

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Emisioni “Ditari” 21.04.2026

Emisioni “Ditari” 21.04.2026

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Vjosa Osmani reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademaj

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

​Tahiri-Haxhiut pas polemikave me Haradinajn: Mos provoko se herën tjetër nuk largohemi nga foltorja

Supremja pranon një ankesë për rezultatet e zgjedhjeve, PZAP rrëzon gjashtë të tjera

​Refuzohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e M.P. dhe Zh.Z. për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën