Një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas një konflikti të armatosur mes dy grupeve të dielën në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
E pesë të plagosurit gjenden ende në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendja e njërit nga pesë të plagosurit i cili gjendet në Klinikën e Kardiokirurgjisë është stabile dhe nën përcjelljen e mjekëve.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, drejtori i kësaj klinike, Shpëtim Shurdhiqi.
Kurse, dy të plagosurit të tjerë gjendjen në Klinikën e Ortopedisë, dhe dy të tjerët në Klinikën e Kirurgjisë.
Por, Si ndodhi vrasja e mbrëmshme në Prishtinë ku u shkrepën mbi 100 plumba?
Mbrëmjen e së dielës, në lagjen Aktash të kryeqytetit u dëgjuan breshëri plumbash. E nga kjo përleshje mes dy familjeve, Gashi dhe Sekiraqa u vra një person dhe pesë të tjerë u plagosën rënde. Gjendja e të plagosurve sipas mjekëve në QKUK është jashtë rrezikut për jetë pavarësisht që njëri nga ta ka plagë rrëshqitëse edhe në kokë. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se ky konflikt është vazhdimësi e një mosmarrëveshje muaj më parë.
Nëntëdhjete e shtatë shenja të krimit u regjistruan në këtë vend ku mbeti i vrarë një person mbrëmjen e së dielës.
E përveç tij, nga gjuajtjet e dy grupeve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë mbetën të plagosur edhe pesë persona.
Madje në vendin e ngjarjes u gjet edhe një kallashnikov.
Edhe pas më shumë se dymbëdhjetë orëve, hetuesit u panë u panë aty duke i vazhduar ekzaminimet.
E të hënën zyrtarët policor u panë edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pesë të plagosurit, sipas Policisë së Kosovës po marrin trajtim nën “masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”