Kryetari i BSPK, Atdhe Hykolli, ka thënë se janë unik me të gjitha kërkesat dhe veprimet që do t’i marrin në të ardhmën.
Ai thotë se me datë 20 maj do të mbahet protesta e tyre.
“Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe u them se jemi është shumë unik me të gjitha kërkesat dhe të gjitha veprimet që do t’i marrim në të ardhmen. Ne sot vendosëm që krahas që është hap një tunel i vogël i dialogut social me qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona me datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha Hykolli. /teve1.info/