TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në prag të 25 vjetorit të themelimit të PK-së, organizohen gara sportive

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Në prag të 25 vjetorit të themelimit të PK-së, organizohen gara sportive

Në prag të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë edhe garat sportive në futboll të cilat po mbahen sot në Obiliq.

Në këtë organizim po marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përfaqësues nga autoritetet komunale dhe menaxhmenti i PK-së.

Drejtori i Divizionit të Njësive Speciale, Amir Gërguri njëkohësisht kryesues i Këshillit Organizativ për aktivitet sportive për nder të këtij përvjetori, tha se më këtë organizim Policia e Kosovës tregon një anë tjetër të medaljes, përveç angazhimit dhe detyrave të tyre në terren.

Ai tha se pjesëmarrja e tyre në këto aktivitete tregon një anë të veçantë të tyre, për çka thotë se edhe policët si qytetarë të Kosovës mund ta tregojnë veten në këto sporte.

“Ky aktivitet sportiv ka filluar para tre muajve, ku kemi pasur aktivitete të ndryshme, të shumta brenda policisë, duke u nisur prej garave në nivel lokal në futboll, pastaj në volejboll, në qitje, në atletikë, në disiplinën e shahit dhe kulmi është sot, aktiviteti final në futboll…Këto aktivitete sportive i kemi periodike çdo vit por këtë vit për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës, ka qenë më masive dje gara ka qenë shumë e fortë, përkundër krejt angazhimeve që Policia e Kosovës që i ka, për detyrat e veta që i kryen në terren. Këtë herë kemi gjetur kohë dhe iu kemi përkushtuar për ta shënuar këtë përvjetor të veçantë jubilar të Policisë së Kosovës”, tha Gërguri.

Gërguri potencoi se janë në proces të anëtarësimit të klubeve në shah, xhudo, volejboll e sporte të tjera.

Përveç kësaj, ai nënvizoi faktin se kanë arritur të krijojnë shoqatën sportive të Policisë së Kosovës.

“Përveç detyrës së Policisë, gjithmonë në jetën time jam marrë me sport dhe aktivitet sportive tash e kanë një ritëm tjetër. Brenda Policisë së Kosovës kemi arritur që të krijojmë edhe shoqatën sportive të Policisë së Kosovës dhe jemi në fazën e anëtarësimit të klubeve edhe në shah, qitje, xhudo, atletikë, volejboll, basketboll dhe futboll. Me këtë, policia tregon një anë tjetër të medaljes. Një anë të veçantë për shkak se edhe policët janë qytetarë të Kosovës, edhe policët munden dhe do të tregojnë veten edhe në aktivitete sportive”, potencoi Gërguri.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999./KP

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Ambasada e Kosovës mirëpret shpalljen e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë, në Maryland

Ambasada e Kosovës mirëpret shpalljen e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë, në Maryland

​Miratohet në komision projektligji për buxhetin

​Miratohet në komision projektligji për buxhetin

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Torino pa Ismajlin edhe ndaj Genoas

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Ambasada e Kosovës mirëpret shpalljen e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë, në Maryland

Ambasada e Kosovës mirëpret shpalljen e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë, në Maryland

Jashari starton kundër Comos?

Jashari starton kundër Comos?

Gjyqtarë anglez për duelin Drita – Celje

Gjyqtarë anglez për duelin Drita – Celje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën