TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bytyqi:Thirrjet e ndërkombëtarëve në drejtim të Kosovës, të mos e legjitimojnë reagimin e Serbisë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Bytyqi:Thirrjet e ndërkombëtarëve në drejtim të Kosovës, të mos e legjitimojnë reagimin e Serbisë

Profesori, Seb Bytyqi, për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Qeverisë së Kosovës, për veprime të njënashme, mendon se lidhen me diskutimet që janë bërë për hapjen e Urës së Ibrit.

Bytyqi, vlerëson se edhe pse të drejta, ndërkombëtarët duhet të kenë kujdes që thirrjet e tyre në drejtim të Kosovës, të mos e legjitimojnë reagimin e Serbisë.

“Këto mendoj se lidhen me diskutimet që janë bërë lidhur me hapjen e Urës së Ibrit dhe është një rrezik në kuptimin që Beogradi zyrtar,  i ka përdorur këto hapa të Qeverisë së Kosovës, për ta destabilizuar situatën, prandaj edhe pse thirrjet për ruajtje të qetësisë janë me vend, mendoj se edhe kur bëhen ato thirrje, duhet të kihet kujdes mos t’i ipet një dritë e gjelbër Beogradit, që faktikisht ta shkaktojë destabilizimin, nëse Kosova insiston që ta zbatojë një marrëveshje. Ajo që ndodhë sa here që Kosova tenton ta zbatojë një marrëveshje të cilën e ka arritur më herët me Serbinë, Serbia përmes strukturave të saj paralele reagon dhunshëm, prandaj thirrjet që bëhën në drejtim të Kosovës duhet të mos e legjitimojnë atë reagim të Serbisë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.

I pyetur, se a mund të jetë me kaq rrezik hapja e Urës që po i detyron ndërkombëtarët ta vizitojnë Kosovën, Bytyqi ka thënë se ata e shohin rrezik për shkak se Serbia ose Rusia mund të nxisin destabilizim dhe të shkaktojnë trazira me qëllim, gjatë periudhës zgjedhore në SHBA.

Po ashtu, sipas Bytyqit, rrezik e konsiderojnë edhe për shkak se politika e jashtme amerikane aktualisht është e fokusuar te Lindja e Mesme për ta siguruar një marrëvëshje mes Izraelit dhe Hamasit para zgjedhjeve në SHBA.

“Ndoshta për shkak të periudhës së zgjedhjeve në SHBA është më me rrezik, për shkak se mund të ketë përpjekje nga Serbia që ta ndryshojë situatën në terren, në mënyrë që administrata e re amerikane, të ballafaqohet me një gjendje të re në terren, si dhe gjithashtu mund të ketë nxitje edhe nga Rusia për destabilizim ose në bashkëpunim me Serbinë, ose me iniciativë të vet Rusisë, për të shkaktuar trazira”, ka shtuar Bytyqi. Por gjithashtu, duhet të kemi parasysh se politika e jashtme amerikane, edhe shefi I CIA-s, vie nga fusha e politikës së jashtme dhe është ndoshta më shumë një vizitë e politikës së jashtme që flet për nevojën për koncentrim në Lindjen e Mesme, sepse politika e jashtme amerikane është duke punuar 24 orë që ta sigurojë një marrëvëshje atje mes Izraelit dhe Hamasit, sidomos para zgjedhjeve në SHBA, dhe çfarëdo situate tjetër e krizës, do ta dekoncentronte atë përpjekje të politikës së jashtme amerikane dhe mendoj se vizitat duhet të shihen në këtë kontekst pra që ka pritje që të mos ndërmerret asgjë që mund të dërgojë drejt një krize”, ka shtuar profesori Bytyqi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy vajza nga Kamenica humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani

Dy vajza nga Kamenica humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani

E enjte me diell dhe pak erë

​Mot i ndryshueshëm sot, me mundësi për reshje

Studentët serbë vizituan Kosovën: Na kanë gënjyer, bashkëkombësit tanë s’janë të shtypur

Studentët serbë vizituan Kosovën: Na kanë gënjyer, bashkëkombësit tanë s’janë të shtypur

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperatura më e lartë deri në 33 gradë

Rama reagon pas pretendimeve se në protestë ka grupe serbe e greke të infiltruara

Rama reagon pas pretendimeve se në protestë ka grupe serbe e greke të infiltruara

Belgjika dhe Irani luajnë baras

Belgjika dhe Irani luajnë baras

Studentët serbë vizituan Kosovën: Na kanë gënjyer, bashkëkombësit tanë s’janë të shtypur

Studentët serbë vizituan Kosovën: Na kanë gënjyer, bashkëkombësit tanë s’janë të shtypur

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperatura më e lartë deri në 33 gradë

Ministri i Shqipërisë-protestuesve nga Kosova:Mos harroni, Rama kërkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Shqipërisë-protestuesve nga Kosova:Mos harroni, Rama kërkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën