TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

34 vjet nga vizita e Bob Dole – Vizita e delegacionit amerikan, u cilësua si pikë kthese në historinë e Kosovës

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
34 vjet nga vizita e Bob Dole – Vizita e delegacionit amerikan, u cilësua si pikë kthese në historinë e Kosovës

Më 29 gusht të vitit 1990, një delegacion amerikan i kryesuar nga senatori Bob Dole, vizitoi Kosovën. Kjo vizitë u cilësua historike, pasi shërbeu si një pikë kthese në historinë e shtetit më të ri në Evropë. Amerikanët u pritën nga delegacioni shqiptar në krye me ish-presidentin, Ibrahim Rugova. 

Tani e mban pozitën e drejtorit në “Hotel Grand” në Prishtinë

Por, mysafirin më të rëndësishëm, Albert Mirdita, e priti kur ishte udhëheqës i recepsionit në këtë hotel.

Mesditën e 29 gushit të vitit 1990, shtatë burra amerikanë hynë në dyert e këtij hoteli në qendër të Prishtinës.

Ishte ky delegacioni amerikan, në krye më senatorin Bob Dole.

“Atë ditë isha në ndërrimin e dytë, kam punuar zakonisht në recepsion, vijmë gjysmë më herët, pinim kafe dhe vazhdonim. 2:20 Tre veta kanë hyrë, dy kanë hyrë bashkë e një ka hyrë veç, tash mundesh me ditë se kush ka qenë atë ditë në takim, nëse i kthehesh historisë. Bob Dole ka ardhur me Ibrahim Rugovën, kanë vazhduar në katin e parë….Ai ka qenë shpresa e vetme, ose shkëndija e cila ka krijuar një flakadan dhe Kosova ka ardhur ku është sot”, tha Mirdita.

Ish-kandidati për president i SHBA-ve, Bob Dole, kishte ardhur në Kosovë për ta parë terrorin serb që po ushtrohej mbi shqiptarët.

Amerikanët u pritën nga delegacioni shqiptar në krye me ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

Njëri nga pjesëmarrësit në këtë takim historik, ishte edhe përfaqësuesi i komitetit kosovar të Helsinikit, Gazmend Pula.

“Po tregoja për shkeljet masovike të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë, në kuadër të shkeljes së të drejtave politike të shqiptarëve për vetëvendosje. Qëllimi i shqiptarëve ishte vetëvendosja”, tha Pula.

E jashtë hotelit, për t’i pritur senatorët amerikanë, ishin mbledhur mijëra shqiptarë.

Por, turmën e mbledhur të shqiptarëve, policia serbe shumë shpejt filloi ta shtypte barbarisht.

E ajo se çfarë po ndodhte jashtë, arriti edhe në veshin e vet ish-senatorit amerikan.

“E morëm informatën (se çfarë po ndodhte jashtë) e rregulluam. Na i dërguan edhe fotografitë dhe i treguam edhe Bob Dole, ata e kishin fotografinë (e gjendjes jashtë) në duar. Ishte një simbolikë e dhunës kolektive e papërmbajtur të asaj makinerie represive serbe që po ushtronin mbi popullin shqiptar”, tha Pula.

E flamuri amerikan, valoi edhe një herë përpara “Hotel Grand”-it në Prishtinë.

Kjo për ta shënuar 34 vjetorin e kësaj vizite historike.

E nuk munguan as himnet e dy shteteve mike.

“34 vjet më parë kur delegacioni amerikan ishte në po këtë shesh, ku zëri i tyre kumbonte për liri. Regjimi brutal i Millosheviqit mundohej ta shtypte protestën, por nuk e shtypi asnjëherë lirinë dhe pavarësinë. Të prirë nga senatori Bob Dole në Prishtinë panë dhe evidentuan dhe u tmerruan nga protesta kundër Millosheviqit”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në vendin ku protestuesit shqiptarë u rrahën mizorisht, senatori Bob Dole u cilësua si avokat i palëkundur për të drejtat e njeriut.

“Në këtë ditë së bashku, ne nuk kujtojmë vetëm një moment të rëndësishëm të historisë sonë të përbashkët, por pranojmë gjithashtu lirinë e qëndrueshme dhe miqësinë e qëndrueshme dhe historinë unike të përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, tha ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Kurse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vizitën e delegacionit amerikan, e quajti pikë kthese për historinë e Kosovës.

E në vendin ku u zhvillua ku kjo vizitë, të pranishmit panë nga afër një ekspozitë të fotografit, Hazir Reka, me fotografitë e realizuar gjatë kësaj vizite.

Tags: Bob Doleibrahim rugova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

“164 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar”, IKShPK ka bërë thirrje për vaksinim

Trumpi i bën thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës

Reuters: Tribunali për krime lufte do të shpallë aktgjykimin ndaj Thaçit, ‘ngjarje tektonike’ në Kosovë

Reuters: Tribunali për krime lufte do të shpallë aktgjykimin ndaj Thaçit, ‘ngjarje tektonike’ në Kosovë

Bogujevci: Gërmimet që po zhvillohen në Novobërdë, po sjellin të dhëna që lidhen me periudhën e Mbretërisë Dardane

Bogujevci: Gërmimet që po zhvillohen në Novobërdë, po sjellin të dhëna që lidhen me periudhën e Mbretërisë Dardane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën