TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkodra: Policia nuk pret ndonjë reagim nga komuniteti serb për përfundimin e afatit për konvertimin e patentë shoferëve

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Shkodra: Policia nuk pret ndonjë reagim nga komuniteti serb për përfundimin e afatit për konvertimin e patentë shoferëve

Të premten ka përfunduar procesi i zëvendësimit të patentë shoferëve të Serbisë me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës. Nga dita e sotme, drejtuesit e automjeteve që nuk kanë ndërruar dokumentet, gjobiten nëse kapen nga policia rrugore duke drejtuar automjetet e tyre.

E për këtë çështje, ish-zëvendësministri i Brendshëm, Selam Shkodra ka deklaruar se pas skadimit të këtij afati, policia do të kursejë dispozitat ligjore në fuqi, ku të njëjtit do të gjobiten në vlerat e parapara sipas normave në fuqi.

Derisa, ky i fundit ka thënë se nuk pret ndonjë reagim nga komuniteti serb, pasi që të njëjtit kanë pasur mjaftueshëm kohën e tyre për t`u pajisur me dokumentet.

Tutje, ai bëri të ditur se do të ketë deklarime politike si nga Beogradi zyrtar dhe parti politike serbe, ku sipas Shkodrës nuk do të ketë lëvizje që mund të sfidojnë sigurinë e vendit.

“Pas skadimit të këtij afati që fillon të rrjedhë sot, natyrshëm që institucionet e sigurisë respektivisht policia e trafikut do të kursejë dispozitat ligjore në fuqi dhe të njëjtit do të gjobitë më vlerat e parapara sipas normave në fuqi. Nuk pres ndonjë reagim nga komuniteti serb pasi që të njëjtit kanë pasur mjaftueshëm kohen e tyre për t`u pajisur me dokumentet mjaftë të rëndësishme për të lëvizur qytetarët me makina. Gjithsesi do të ketë deklarime politike si nga Beogradi zyrtar dhe parti politike serbe, por nuk mendojë që do të ketë lëvizje që mund të sfidojnë sigurinë e vendit”, ka deklaruar Shkodra.

I pyetur për vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë,  Shkodra tha se vizita e Burns ishte vizitë specifike.

Derisa, ai shtoi se në theks të veçantë të bisedave Burns e ka pasur Kosovën, ku ia ka bërë të qartë presidentit të Serbisë, se nuk do të lejohet një destabilizim i Kosovës në asnjë formë.

“Vizita e kryespiunit amerikan nuk ishte vizitë specifike vetëm në Kosovë, i njëjti vizitoi gjithë rajonin dhe filloi nga pika e vlimit në kryeqytetin e Bosnjës në Sarajevë. Portaleve dhe gazetave prestigjioze veçanërisht ajo e BBC-së në gjuhën serbe ka pasur fokus të bisedave Burns me theks të veçantë Kosovën dhe siç duket ia ka bërë të qartë presidentit të Serbisë se nuk do të lejohet një destabilizim i Kosovës në asnjë formë. Ishte nder për në që Burns bëri natën në Kosovë, dhe kaloi më shumë se 24-orë në Kosovë, takoi krerët e shtetit, sipas atyre që ka njoftuar Qeveria është folur për një partneritet strategjik afatgjatë mes Kosovës dhe SHBA-ve që për neve është jashtëzakonisht e rëndësishme”, shtoi Shkodra.

Ndryshe, Shkodra mendon se ka pasur një kërkesë prej Burns ndaj Kurtit, për shtyrjen e vendimit për hapjen dhe qarkullimin e automjeteve të urës kryesore të Ibrit.

“Unë nuk e përjashtoi mundësinë që Burns ka biseduar me kryeministrin për të gjitha detajet të cilat mund të qojnë rajonin drejt një tensioni. Mendoj që mund të ketë pasur një kërkesë të tillë që t`i kërkohet institucioneve të Kosovës që të ketë një mirëkuptim për bashkësinë ndërkombëtare dhe të ketë një shtyrje të vendimit për hapjen dhje qarkullimin e automjeteve të urës kryesore të Ibrit. Mendoj që duhet të bëjë mirë Qeveria që t`i dëgjonte këshillat e Burns, sepse nuk është format as i ambasadorëve dhe as zëdhënësve të BE-së, por është njeriu më i formuar në glob. Është njeriu që e njeh mirë situatën e Kosovës”, deklaroi Shkodra në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën