TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë braktisën Kosovën në gjashtëmujorin e parë

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë braktisën Kosovën në gjashtëmujorin e parë

Mbi 200 mijë punëtorë kanë braktisur Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke e rritur ndjeshëm numrin e atyre që emigrojnë jashtë vendit. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm në sektorët e ndërtimtarisë dhe të gastronomisë, ku ikja e punëtorëve është më e theksuar.

Kështu bën të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për KosovaPress, derisa tregon se statistikat e reja për numrin e punëtorëve që kanë braktisur Kosovën janë grumbulluar duke monitoruar flukset e tyre nëpërmjet aeroporteve dhe linjave të autobusëve.

Azemi tregon se mbi 90 për qind e këtyre punëtorëve kanë qenë të punësuar në sektorin privat.

“Sipas të dhënave tona, kjo shifër mbi 200 mijë punëtorë. Unë e di që për dikë është një shifër jo shumë serioze. Por, megjithatë ne llogarisim që janë diku rreth 250 mijë punëtorë në sektorin privat të Kosovës dhe është shumë normal që mbi 250 mijë i kemi pasur punëtorë pa kontrata pune, të cilët nuk kanë qenë të evidentuar. Si i kemi marrë këto statistika? Realisht ne i kemi bërë vetë vizita ku kemi marrë ikjen e punëtorëve që kanë dalur jashtë përmes aeroportit, ikjen e punëtorëve që kanë dalur përmes autobusëve dhe jemi ardhur deri tek një shifër, e cila tek ne është shumë më e madhe. Megjithatë, ne e kemi rrumbullaksuar në gjashtëmujorin e parë kemi mbi 200 punëtorë, ose mund të themi mbi 200 mijë të rinj të kanë ikur nga Kosova…Nëse e marrim në balancim, punëtorët e sektorit privat me ata publik, është rreth 92 me 7 për qind të sektorit publik”, thotë Azemi.

Për KosovaPress, Azemi potencon se mungesa e punëtorëve të kualifikuar po shkakton stagnim në shumë projekte madhore.

“Vërejtja më e madhe është tek punëtorë e ndërtimtarisë, sepse ikja e tyre është bërë dyfish më e rëndë. Në njërën anë punëtorët e kualifikuar e kanë gjetur vetën shumë më mirë atje. Dhe ana tjetër është që punëtorët në Kosovë, tani për ta ndërtuar një pallat kompanisë të kualifikuar, e këta njerëz po mungojnë. Pra, ikja e rëndë e dyfishtë, ikja e njerëzve të kualifikuar dhe mungesë e punëtorëve të kualifikuar për të cilën shumë projekte edhe rrugore dhe të mëdha janë në stagnim e sipër për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, potencon Azemi.

Ai thotë se nuk po merret asnjë veprim për të ndaluar këtë trend të ikjes.

“Mund të themi se është shumë më e madhe ikja këtë vit sesa vitet e kaluara procedurë për të ikur. Por, megjithatë edhe vitet e kaluara nuk ka qenë më keq. Mesatarisht 40 mijë deri në 60 mijë punëtorë (që kanë dalur jashtë vendit) kemi pasur gatë 2022-ës dhe 2023-ës. Kemi ikje për të cilën askush nuk është duke e qarë kokën. Ne kemi propozuar që të ulemi si partner qeveria, punëdhënësit që ne që së paku t’ua ofrojmë atë që mundemi…Ata nuk kanë qenë të interesuar, por në fakt tani definitivisht këtë frakturë po e paguan Kosova, por kryesoren po e paguajnë pronarët e kompanive që nuk kanë qenë në nivelin e duhur në raport me punëtorët”, thotë Azemi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën