TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxha: Vizita e shefit të CIA-s do të sjellë zhvillime të reja diplomatike dhe sigurisë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Hoxha: Vizita e shefit të CIA-s do të sjellë zhvillime të reja diplomatike dhe sigurisë

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, beson se pas vizitës së shefit të CIA-s në rajon përfshirë edhe Kosovën do të kemi një zhvillim të ri në aspektin e sigurisë dhe zhvillimeve politike e diplomatike.

Sipas Hoxhës, për këtë gjë janë dëshmi ndryshimet e deklaratave të disa udhëheqësve politikë në rajon që kanë filluar ti bëjnë pas vizites së shefit të CIA-s.

“Do të kemi një trajektore ndryshe të aspektit të sigurisë dhe zhvillimeve politike dhe diplomatike që vetëm kanë filluar nga deklarata e Dodikut ju e dëgjuat, që ai ka udhëheqë karvanin e ngritjes së trazirave e imponimit të dhunës e imponimit të një situate të shkëputjes të Republikës Serpska me idenë e formimit të asaj të ashtuquajtur ‘Serbi e Madhe’ ndërsa disa minuta pas vizitës së shefit të CIA-së ai deklaroi ‘tha nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi në axhendë shkëputjen por do ta interpretojmë dhe do ta gjejmë mundësinë brenda çdo germe të marrëveshjes së Dejtonit’.Pra kjo qetësi imponuese e shefit të CIA-s në rajon, një qetësi e jashtëzakonshme duke u shfaqur vetëm me foto përveq mesazhit politiko-diplomatik të përgjithshëm shto ketu pastaj edhe mesazhet që i dimë që nivelet e tilla japin prapa kuintave pra mesazhe imponuese se ato nuk janë lutje, unë po besoj që do të kemi një zhvillim të ri”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Për ish-zëvendësministrin, kjo vizitë tregon se në vend të diplomacisë të mbështetur me intelegjencë, rolin udhëheqës e ka marrë intelegjenca si prirëse e diplomacisë.

“Një vizitë e pazakontë por shumë e rëndësishme si në aspektin e sigurisë po ashtu edhe diplomatik sepse tashmë po shihet se në vend të diplomacisë të mbështetur me intelegjencë si duket e ka marrë rolin udhëheqës intelegjenca si prirëse e diplomacies”, shtoi Hoxha./teve1.info/

Ndryshe, Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, të enjten ishte në Kosovë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Para Kosovës, ai ishte në Sarajevë, ku takoi presidentin e Republikës Serpsla, Dodik dhe në Beograd me presidentin serb Vuçiq./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshjet e shiut përmbysin ekonomi familjare e kultura bujqësore – ende nuk dihet vlera e dëmeve

Reshjet e shiut përmbysin ekonomi familjare e kultura bujqësore – ende nuk dihet vlera e dëmeve

“Drejtësi për Daorsën”, nesër protestohet në Gjakovë për 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht

“Drejtësi për Daorsën”, nesër protestohet në Gjakovë për 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën