TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tre të vrarë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tre të vrarë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj një shtëpie në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Në njoftim u tha se sulmi u krye gjatë natës në kampin e refugjatëve Tulkarem, një zonë banimi e ndërtuar që nga lufta e vitit 1948, në kohën e krijimit të Izraelit. Ministria palestineze e Shëndetësisë nuk tregoi nëse të vrarët ishin luftëtarë apo civilë.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë raportim të palës palestineze.

Në Bregun Perëndimor ka pasur rritje të dhunës që nga 7 tetori, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Forcat izraelite kryejnë bastisje pothuajse në baza ditore në Bregun Perëndimor që shpesh nxisin përleshje të armatosura me palestinezët. Militantët palestinezë kanë kryer një sërë sulmesh ndaj izraelitëve.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se të paktën 637 palestinezë janë vrarë nga izraelitët në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës në Gazë.

Izraeli mori Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.

Izraeli ka ndërtuar vendbanime në mbarë Bregun Perëndimor të cilat janë shtëpi e më shumë se 500.000 kolonëve hebre. Ata kanë shtetësi izraelite, ndërkaq 3 milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez administron qendrat e banuara.

Ndryshe, në sulmin e 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë nga komunitetet në jug të Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë ushtarake në Gazë, që deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 40.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Lufta ka detyruar shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia Kufitare shpëton dy pushues, rrezikuan të mbyteshin në Velipojë

Policia Kufitare shpëton dy pushues, rrezikuan të mbyteshin në Velipojë

MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd

MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd

Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, reagon BDI

Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, reagon BDI

Edi Rama reagon mbi zjarrin në Krujë: U shmang bilanci tragjik

Vdes në QKUK personi që po qëndronte në kujdes intensiv që nga aksidenti i ndodhur në korrik

Vdes në QKUK personi që po qëndronte në kujdes intensiv që nga aksidenti i ndodhur në korrik

Fisnik Asllani sërish në listën e Barcelonës, lëndimi i Kroupit i hap rrugën kosovarit

Asllani reagon pas dështimit të transferimit në Leipzig: Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Shtetasi i Serbisë arrestohet në Mitrovicë pasi dyshohet se i ka ofruar 20 euro një polici në këmbim të shmangies së një gjobe

Edi Rama reagon mbi zjarrin në Krujë: U shmang bilanci tragjik

Edi Rama reagon mbi zjarrin në Krujë: U shmang bilanci tragjik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën