Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin ka thënë se kanë marrë vendim që të hapen edhe disa hapësira publike, të cilat sipas tij duhet të lirohen.
I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai tha se që nga viti 2013 nuk e kanë pasur komunën e lirshëm , derisa tha se kanë kërkuar që të zbatohen vendimi për lirimin e të gjitha hapësirave publike të pjesëve të komunës veriore.
“ Sot siç e dini janë larguar grilat që rrethuan komunën e Mitrovicës Veriore. Sigurisht kryetari do t`i merr hapat më tutje bashkërisht edhe me drejtoritë ekzekutive. Ne e kemi marr vendimin edhe për disa hapësira publike të cilat duhet me u lirua dhe janë disa lokale që të lirohen. Çdo komunë e Republikës së Kosovës e ka hapësirën publike të lirshëm, kurse ne prej 2013 se kemi komunën e lirshëm faktikisht edhe do të jemi në shërbim të qytetarëve. Ne kemi kërkuar për me u zbatua lirimi i hapësirave publike, sidomos komunës pjesës veriore, e kanë pritur mirë sepse komuna duhet me kanë komunë e lirë për qytetarët në shërbim të cilësisë”, tha ai.
Ndërkohë, kryesuesi u shpreh se siguria është në nivel më të lartë, si dhe nevojat të cilat kryhen në kuadër të administratave, vijnë nga komuniteti me shumicë serbe.
“Siguria është në nivel më të lartë, por edhe nga qytetarët serb është pritur mirë sepse më së shumti nevoja që po kryhen mirë në kuadër administrative, në kuadër të komunës veriore vijnë nga komuniteti shumicë serbe”, u shpreh ai./teve1.info/