TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën nëntë të vrarë nga një sulm izraelit në Liban

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Të paktën nëntë të vrarë nga një sulm izraelit në Liban

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë banimi në qytetin Nabatie, në jug të Libanit, tha agjencia shtetërore e lajmeve, NNA më 17 gusht.

Ushtria izraelite tha se sulmi shënjestroi një depo armësh që përdorej nga luftëtarët e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Tensionet janë rritur javëve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, pasi një sulm me raketa, për të cilin u fajësua Hezbollahu, la të vrarë 12 të rinj në Lartësitë e Golanit, të pushtuara nga Izraeli. Izraeli u kundërpërgjigj duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut gjatë një sulmi në periferi të Bejrutit.

Hezbollahu është zotuar se do t’i hakmerret Izraelit edhe për vrasjen në Iran të Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.

Si pasojë e dhunës ndërkufitare, në Liban janë vrarë 579 persona, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 121 civilë, sipas të dhënave të agjencisë AFP. Ndërkaq, në Izrael, përfshirë

në Lartësitë e Golanit, janë vrarë 22 ushtarë dhe 26 civilë, sipas të dhënave të ushtrisë./REL/

Tags: Foto- Reuters
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën