Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se nga parcela e një personi në fshatin Zitkovac të Zveçanit janë vjedhur tetë bidon me 200 litra vaj dhe katër bateri, shkruan teve1.info.
Ndërsa raportohet se lidhur me rastin, njësia policore është duke hetuar.
“Fsh. Zitkovac, Zveçan 26.04.2022 – 21:00. Ankuesi
mashkull kosovar ka informuar se nga parcela e tij i janë vjedhur tetë
bidon me 200 litar vaj dhe katër bateri. Njësia policore është duke
hetuar rastin”, thuhet në njoftim.