TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani gjatë vizitës në Viti merr dekoratë nga Haliti

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani gjatë vizitës në Viti merr dekoratë nga Haliti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar komunën e Vitisë, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Sokol Haliti.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë takim kryetari e ka njoftuar Osmanin për zhvillimet aktuale në këtë komunë, projektet që janë duke u realizuar si dhe me sfidat dhe të arriturat e gjithëmbarshme.

“Komuna e Vitisë, njihet me një numër të madh të qytetarëve të saj në mërgatë e cila është tejet e organizuar dhe kontribuuese e shumë zhvillimeve në komunën tonë, sikur edhe mbështetëse e shumë projekteve. Vitia është e njohur edhe me pozitën e saj  me një kualitet të lartë të tokës bujqësore dhe prodhimtarëve të saj”, tha Haliti.

Duke folur për gjendjen aktuale, ai e ka njoftuar presidenten se është ndër komunat që në saje të raporteve të fundit ka ulje drastike të dukurive devijonte gjë që e bënë si komunë shembull në luftimin e këtyre dukurive duke e shndërruar në një komunë të qetë dhe pa eksese.

Derisa, Osmani e ka falënderuar Halitin për ftesën që t`a vizitoj Vitinë dhe shprehu kënaqësinë për të arriturat në komunën e Vitisë.

“Patëm një takim me kryetarin ku u njoftova nga kryetari Haliti për gjitha zhvillimet dhe është shumë inkurajuese që të shohim se si Vitia është njëra prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte, si luftohen dukuritë kriminale, shembull ku  në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie për 100% të këtyre dukurive, për shkak të ndërmarrjes së masave, dukuri këto që po e njollosin shoqërinë tonë. Po ashtu Vitia është shndërruar në shembull për bashkëpunimin  me faktorin ndërkombëtar sa i përket nivelit komunal. Pra është një komunë me mbi 30 memorandume bashkëpunimi me organizata të ndryshme nga USAID-i amerikan deri të Bashkimi Evropian, duke arrit me realizua projekte të ndryshme në interes të qytetarëve”, tha Osmani.

Ndryshe, në fund të takimit, kryetari e ka nderuar presidenten me një dekoratë, ndërkohë që më pas së bashku kanë vizituar edhe obeliskun para objektit të Komunës së Vitisë të ish sekretares amerikane Medeline Olbriht dhe shtatoren e Nënës Terezë, për të vazhduar më pas në Letnicë në manifestimin për nder të Ditës së Zojës së Madhe./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën