TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti merr letër falënderimi nga von der Leyen e Trudeau për përkrahjen ndaj Ukrainës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Çdo vit do të shtohen nga 100 asistentë për fëmijët autikë

Duam t’ju falënderojmë ngrohtësisht për kontributin në aktivitetin e zotimit “Stand up for Ukraine”, më 9 prill 2022, kanë shkruar në letër von der Leyen dhe Trudeau.

Ata kanë njoftuar se nga ky aktivitet janë mbledhur 9.1 miliardë euro për njerëzit që po ikin nga invazioni i Rusisë, dhe po kërkojnë strehim në Ukrainë dhe jashtë saj. Kjo shumë e mbledhur do të ndihmojë në mbulimin e nevojave të refugjatëve në shtetet fqinje, si edhe për sigurimin e përkrahjes humanitare për të zhvendosurit brenda Ukrainës.

Përveç furnizimit me burimet aq shumë të nevojshme për njerëzit e prekur nga invazioni, pjesëmarrja e 40 qeverive dhe institucioneve, ashtu si edhe sektorit privat dhe shoqërisë civile, ka dërguar edhe mesazhin e unitetit dhe solidaritetit me Ukrainën, thuhet më tej në letër.

Meqenëse konfliktit nuk po i shihet fundi, von der Leyen dhe Trudeau kanë thënë se duhet të vazhdohet me përkrahjen për popullin ukrainas dhe kanë shprehur shpresën që mobilizimi i fortë i solidaritetit global me Ukrainën dhe popullin e saj do të vazhdojë.

Ndryshe, kryeministri Kurti i ishte bashkuar aktivitetit “Stand up for Ukraine”, së bashku me liderë nga vende të ndryshme të botës, të cilët nëpërmjet video-incizimeve kanë shprehur përkrahjen dhe solidaritetin e vendeve të tyre me popullin e Ukrainës.

Duke e dënuar invazionin dhe agresionin rus, Kurti ka dërguar porosinë për gatishmërinë e Kosovës për pranimin e 5000 refugjatëve ukrainas, ndarjen e fondeve të ndihmës humanitare, si edhe fondin e posaçëm për strehim dhe akomodim për punë të 20 gazetarëve nga Ukraina. Një gazetare ukrainase tashmë ka arritur dhe po vazhdon misionin e gazetarisë nga Kosova. /KP/.

Tags: albin kurtileter falenderimivon der Leyen
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën