Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë.
Në pamje shihen shumë qytetarë që tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.
Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë shihen shumë flamuj kombëtarë, kurse disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar.
Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë
Hajrizi kishte ikur nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik.