TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarri dëmton asetet e KEDS-it, mbesin pa rrymë 700 konsumatorë në disa fshatra të Gjakovës

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Zjarri dëmton asetet e KEDS-it, mbesin pa rrymë 700 konsumatorë në disa fshatra të Gjakovës

700 konsumatorë në disa fshatra të Gjakovës që nga dita e djeshme kanë mbetur pa rrymë. Kjo pasi në fshatin Nivokaz ka ndodhur një zjarrvënie dhe si pasojë e kësaj janë djegur asetet e KEDS-it

Ekip i KEDS-it të martën qëndruan në  fshatin Nivokaz të Gjakovës.

Kjo pasi të hënën, kjo hapësirë është kapluar nga flakët.

E si pasojë e kësaj, 700 shtëpi të disa fshatrave përreth kanë mbetur pa energji elektrike.

E këtë hall e ka edhe Avni Quni nga fshati Molliq.

Ai erdhi për t’u njoftuar për së afërmi për gjendjen këtu.

“Janë duke u bërë 24 orë që jemi pa energji elektrike, dmth Molliqi, Botusha, Borvina,Berjav, Stublla, krejt komplet jemi 700 shtëpi që jemi pa rrymë prej ditës së djeshme. KEDS-i kanë ardh vetëm i kanë këput kabllot edhe i kanë leshu në dy fshatra edhe për neve na kanë ndal në ora 15:00 edhe nuk janë marrë”, u shpreh ai.

Ndërsa sipas KEDS-it, nga ky zjarr janë dëmtuar 300 metra kabllo nëntokësore.

““Dje, pas pranimit të informatës për dëmin e shkaktuar nga zjarri në asetet elektroenergjetike të KEDS-it në disa fshatra të Gjakovës ku, si rezultat, rreth 700 konsumatorë kanë ngelur pa furnizim me energji elektrike, ekipet e Mirëmbajtjes së KEDS-it janë mobilizuar për ta rikthyer gjendjen në normalitet. Nga ky zjarr janë dëmtuar nja 300 metra kabllo nëntokësore, disa shtylla dhe asete të tjera të KEDS-it”, tha zëdhënsi Lulzim Krasniqi.

Për këtë rast ka dhënë sqarime edhe Policia e Kosovës.

“Më datën 05.08.2024, policia është njoftuar nga ankuesi mashkull kosovar për një rast zjarrvënie në fshatin Nivokaz-Gjakovë, si pasojë e së cilit ishin djegur edhe disa kabllo të rrymës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast penal “zjarrvënie”, thuhet nga Policia.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga komandanti i zjarrfikësve në Gjakovë, mirëpo i njëjti tha se nuk ka ndonjë përgjigje për këtë rast.

Ndërsa ekipet kanë vazhduar të punojnë deri në sanimin e dëmeve të shkaktuar nga zjarri.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, burri arratiset

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Vushtrri

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Futbollistet e Mitrovicës me fitore të thellë në Champions League

​Mitrovicaset sonte përballë Ludogoretsit për një vend në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Linjat ajrore austriake dhe italiane anulojnë fluturimet drejt Izraelit për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Linjat ajrore austriake dhe italiane anulojnë fluturimet drejt Izraelit për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën