TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.

Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë thanë se ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, u tha në njoftimin e EUROPOL-it më 6 gusht.

Agjencia e BE-së tha se 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vjetët e fundit.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë” ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false.

Paratë false në vlerë të 2 dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti.

Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

​“Do të të privoj nga jeta”, aktakuzë për kanosjen ndaj Albin Kurtit

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

Britania pritet të vendosë sanksione tregtare ndaj vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Britania pritet të vendosë sanksione tregtare ndaj vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

Moska paralajmëron përgjigje “të ashpër” ndaj Hungarisë pas dëbimit të diplomatëve rusë

Moska paralajmëron përgjigje “të ashpër” ndaj Hungarisë pas dëbimit të diplomatëve rusë

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë

BE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mlladiç

BE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mlladiç

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën