Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi në mëngjesin e sotëm është plagosur një grua nga burri i saj në Fushë Kosovë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, raporton teve1.info
Haxhiu ka thënë se sipas informacioneve, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.
“Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas saj, gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi të mos përballet me pasojat.
“Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka shkruar Ministrja e Drejtësisë.
“Në vazhdimësi kemi theksuar se rastet e tilla të dhunës ekstreme po dalin të jenë recidivistët dhe tashmë të denoncuar apo arrestuar për dhunë më herët. Kësisoj, është e pafalshme neglizhenca dhe mosdënimi adekuat i këtyre rasteve, që jo vetëm nuk po e parandalojnë më të keqen, por po shndërrohen në stimulues të dhunës e vrasjeve”, shtoi ajo.
Ndryshe, gjendja e të plagosurës është stabile. Kështu ka bërë të ditur për teve1.info drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike universitare të Kosovës, Naser Syla.