TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE i kërkon sqarime Hungarisë për planin për lehtësimin e udhëtimit të rusëve dhe bjellorusëve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE i kërkon sqarime Hungarisë për planin për lehtësimin e udhëtimit të rusëve dhe bjellorusëve

Komisionarja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson, ka shprehur shqetësime lidhur me vendimin e ndërmarrë së fundi nga Hungaria që të lehtësojë hyrjen në këtë shtet të shtetasve rusë dhe bjellorusë. Ajo i kërkoi Budapestit sqarime për këtë plan.

Në fillim të muajit të kaluar, kur Hungaria mori kryesimin e Presidencës së BE-së, Budapesti publikoi detaje të ashtuquajturit Kartë Kombëtare, një sistem për lëshimin e shpejt të vizave për qytetarët e tetë shteteve, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, për hyrjen në Hungari pa kontrolle të sigurisë dhe kufizime të tjera.

Budapesti tha se shumë nga ta do të punësohen në ndërtesën e një centrali bërthamor që po ndërtohet nga kompania Rostom e Rusisë. Por, vendimi i Hungarisë ka nxitur kritika dhe frikë se mund të hapë dyert për spiunët dhe sabotuesit.

Përmes një letre të hapur adresuar ministrit të Brendshëm hungarez, Sandor Pinter, të publikuar në X, Johansson tha se Rusia paraqet kërcënim të sigurisë për BE-në, duke thënë se ka nevojë “për më shumë, e jo më pak vigjilencë”.

Qytetarët rusë nuk përballen me ndalim për të hyrë në BE dhe në kufijtë e zonës Schengen, ku përfshihen edhe Norvegjia, Zvicra dhe Islanda – që nuk janë shtete të bllokut – nëse ata kanë viza të vlefshme dhe nuk kanë lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Perëndimi vendosi sanksione që përfshijnë edhe ndalesë të operimit në hapësirën ajrore të BE-së të avionëve në pronësi ruse. Kjo ndalesë ua bëri më të vështirë udhëtimin rusëve në bllokun evropian.

Edhe pse rregullat për lëshimin e lejeve të punës janë çështje e shteteve të BE-së, “zgjerimi i lehtësimit të procesit i lëshimit të të lejeve të punës dhe qëndrimit për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë mund të çojë në shmangien de facto të kufizimeve që BE-ja ka vendosur”, shkroi Johansson.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, që ka raporte miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht luftës në Ukrainë, është përballur me kritika pasi vizitoi Moskën dhe u takua me presidentin rus, pak pasi shteti i tij mori udhëheqjen e presidencës evropiane.

Orban tha se ajo vizitë, por edhe vizita pasuese në Kinë, ishin pjesë e një misioni për paqe. Por, liderët e BE-së qartësuan se ai në këto vizita ka përfaqësuar vetëm veten, e jo bllokun evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Turqia angazhohet në ndërmjetësim rajonal pas ofensivës amerikano-izralite kundër Iranit

Turqia angazhohet në ndërmjetësim rajonal pas ofensivës amerikano-izralite kundër Iranit

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani kthehet në prill, gati për Lazion

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s dhe qëndresa e UÇK-së u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën