TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-kryeministri izraelit: S’ka paqe në agjendë, pas vrasjes së liderit të Hamasit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ish-kryeministri izraelit: S’ka paqe në agjendë, pas vrasjes së liderit të Hamasit

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se vrasja në Teheran e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – nuk do të ketë ndikim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sepse “paqja nuk është në agjendë në këtë kohë”.

Olmert tha për shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë më 31 korrik se përgjigja e Iranit për vrasjen do të formësohet nga besimi i Teheranit se Izraeli e kreu sulmin, pavarësisht se Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.

“Se a e kemi bërë ne apo jo, kjo ka pak rëndësi”, tha Olmert, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekjet e dështuara për ta arritur një marrëveshje për zgjidhjen me dy shtete me Autoritetin Palestinez derisa shërbeu si kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009.

“Me gjasë ata [Irani] do të vendosin se si të përgjigjen bazuar në atë se çfarë mendojnë se ka ndodhur”.

Vdekja e Haniyehut në tokën iraniane dhe sulmet izraelite ndaj grupeve të mbështetura nga Teherani, të cilat përfshihen në sulme kundër Izraelit, kanë nxitur frikë për rrezikun e shpërthimit të një lufte të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit dhe për një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.

Haniyeh u vra mëngjesin e 31 korrikut në një lagje të pasur në Teheran, pak pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masud Pezeshkian, në Parlament.

Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar vrasjen e tij, por lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar për hakmarrje kundër Izraelit për vrasjen e tij.

Neë York Times, duke cituar zyrtarët iranianë, raportoi se Khamenei urdhëroi sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit gjatë një takimi emergjent të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 31 korrik.

Haniyeh u përfshi bujshëm në bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Lufta 10-mujore, e nxitur nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor, i ka lënë të vdekur gati 40.000 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Vrasja e Haniyehut ndodhi një pasi Izraeli tha se e ka vrarë Fauk Shukr, komandantin e grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah, të cilin e akuzoi për një sulm në fundjavë në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli, shkruan REL.

Izraeli e ka përshkruar sulmin e 28 korrikut si më vdekjeprurësin prej 7 tetorit, kur Hamasi vrau 1.200 izraelitë dhe mori peng qindra të tjerë.

Izraeli është zotuar se do ta çrrënjosë lidershipin e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit dhe lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen në Gazë.

Tags: HamasiIsmail HaniyehIzraeli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanadeze

Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanadeze

Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

​Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani

​Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Nëna në Prizren e raporton të zhdukur vajzën e saj

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

I kërkuari nga autoritetet kosovare arrestohet në Kroaci, ekstradohet në Kosovë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Sulmojnë policët gjatë detyrës në Klinë, arrestohen dy persona

Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanadeze

Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanadeze

Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

Fundjava në Kosovë me diell, vranësira e ca riga shiu

E diela me mot të vranët në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën