TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Tufa e parë me avionët e shumëpritur luftarakë, F-16, ka mbërritur në Ukrainë, thanë ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan të mërkurën.

F16-shat, të ndërtuar nga Lochheed Martin, kanë qenë dëshirë e kamotshme e Ukrainës, për shkak të forcës së tyre shkatërruese. Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.

“F16-shat në Ukrainë. Një gjë tjetër e pamundur doli të ishte plotësisht e mundur”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin social X.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonime, tha se dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë është kompletuar.

Danimarka është zotuar se do t’ia dërgojë Ukrainës në përgjithësi 19 avionë lfutarakë, ndërsa Holanda ia ka premtuar 24 sosh.

Këto dy vende kanë qenë forcë shtytëse e koalicionit ndërkombëtar për ta furnizuar Ukrainën me avionë F-16.

Edhe Norvegjia ka thënë se do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16.

Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-shat nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë.

Ushtria ukrainase është detyruar të varet nga një tufë e vogël e avionëve luftarakë të epokës sovjetike për ta zmbrapsur pushtimin rus, që nisi më 2022.

Zyrtarët ukrainas i shohin avionët F-16 si një përditësim jetik për Forcën e tyre Ajrore, shkruan REL.

Disa analistë thonë se vetëm avionët F-16 nuk do të dëshmohen si pikë kthese në luftën pushtuese që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.

Tags: avionët F-16LituaniaUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së

Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së

​Shqipëria ndalon mishin nga Brazili

​Shqipëria ndalon mishin nga Brazili

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

AVONET dhe 13 organizata kërkojnë ndërhyrjen e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

AVONET dhe 13 organizata kërkojnë ndërhyrjen e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një e mitur në Pejë

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngritën 43 aktakuza brenda 24 orëve

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Tentoi t’i japë ryshfet zyrtarit policor në Jarinjë, arrestohet shtetasi i Serbisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Rrahje mes gjashtë personave në Ferizaj, pesë të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Adnan Rrustemi deklaron se seanca konstituive vazhdon kur të arrihet marrveshja politike

Adnan Rrustemi deklaron se seanca konstituive vazhdon kur të arrihet marrveshja politike

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën