TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kërkon hapjen e arkivave në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar shtetin serb se po refuzon t’i hap arkivat e ushtrisë për të zbuluar vendndodhjen e varrezave masive. Sipas shefit të ekzekutivit kosovar strategji e Serbisë vazhdon të jetë fshehja e krimeve.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Masakra në Kralan të Gjakovës, Kurti: E vërteta ndodhet në arkivat e Beogradit zyrtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar hapjen e arkiva në Serbi, ndërsa fajmilarë të zhdukurve me forcë nga Serbia, ende shpresojnë t’i gjejnë të afërmit e tyre.

“Po mbetemi me shpresë që shumë shpejt t’i gjejmë edhe tre të dashurit tanë si dhe të njëjtën gjë ua uroj edhe familjarëve të tjerë që e kanë pasur një fat të tillë”

Ky është mesazhi i Petrit Hasanaj nga Gjakova i cili ka familjarë të vrarë dhe të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

E pikërisht për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës ka shkruar sot në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka akuzuar shtetin serb se po refuzon t’i hap arkivat për të zbuluar vendndodhjen e varrezave masive.

“Para 10 vitesh, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë shpalli sekret shtetëror dokumentet mbi veprimtarinë në Kosovë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Ky vendim i marrë më 31 korrik 2014, pengon zbardhjen e së vërtetës së dhimbshme lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë dhe fshehjen e trupave të tyre në varreza masive në Serbi”, është shprehur Kurti.
Edhe aktivisti për të drejtat e njeriut në Beograd, Marko Milosavljeviq, thotë se Serbia e ka për obligim që t’i hap arkivat e saj.

Milosavljeviq tregon se janë mbi 900 trupa të varrosur brenda territorit të Serbisë.

“Problemi më i madh në Serbi janë arkivat e ushtrisë Jugosllave dhe Policisë. Ne e dimë që mbi 900 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur brenda territorit të Serbisë dhe natyrisht që duhet një përgjigje për këto çështje. Për çështje humanitare duhet të ketë bashkëpunim me të mirë mes Kosovës dhe Serbisë sepse janë familjarët ata që po vuajnë. Në Serbi kriminelet e luftës nuk duhet të glorifikohen nga shoqëria”, ka thënë Milosavljeviq.

I zhgënjyer me procesin e identifikimit të personave te pagjetur po shprehet edhe Bakim Blakaj nga Fondi për Drejtën të Humanitare.

Madje ai thotë se marrëveshja në Bruksel për çështjen e të pagjeturve nuk e ka ndryshuar gjendjen në terren.

“Para një viti është arritur një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel për personat e pagjetur mirëpo situata në terren nuk ka ndryshuar. Pra është bërë shumë pak progres në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për fat të keq familjarët e viktimave janë duke vuajtur”, u shpreh Blakaj.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq liston 1,613 të zhdukur ndërsa Qendra për të Drejtën Humanitare i liston edhe 23 të tjerë të zhdukur, duke e çuar numrin në 1636.

Tags: hapja e arkivave ne Serbikurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme

Nimani:Kërkesa për afat shtesë e pa kuptimt dhe e pa nevojshme

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Infektologu Gashi: Malaria mund të jetë fatale, rastet në Kosovë janë të importuara

Emisioni “Ditari” 06.08.2026

Emisioni “Ditari” 06.08.2026

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

KDI:Seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën