TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dugolli tregon se pse nuk po hapet ura e Ibrit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Dugolli tregon se pse nuk po hapet ura e Ibrit

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, lidhur me hapjen e urës së Ibrit është shprehur se edhe vetë Bashkimi Evropian ka konstatuar se lëvizja e lirë e automjeteve dhe e qytetarëve është sinjal se situata është e qetë dhe e sigurt atje.

Sipas Dugollit, duke u bazuar në këtë konstatim të BE-së nuk ekzistojnë më rrethanat që nuk kanë qenë në favor të hapjes së urës pasi që strukturat paralele të Serbisë që kanë funksionuar në veri të Kosovës nuk janë më.

“Duke u bazuar edhe në marrëveshjet që kanë ndodhë në të kaluarën, pra është paraparë edhe nga vetë Bashkimi Evropian që ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve është një sinjal i cili na jep për të kuptuar se aty situata është e qetë dhe e sigurt. Edhe nëse i referohemi këtij konstatimi, pra kanë pushuar së ekzistuari edhe rrethanat që e kanë rënduar apo kanë qenë në favor të asaj që mos të jetë e hapur, për shkak se ato strukturat paralele të Serbisë që kanë funksionuar në veri të Kosovës, ato nuk janë më, ato janë krejtësisht ilegale dhe janë në zhdukje e sipër. Pra, ndonëse ne kemi bërë punë të jashtëzakonshme mund të ketë mbetë aty këtu ndonjë individ, por si struktura më nuk ekzistojnë, ato ekzistojnë në Serbi por jo me veprim në Kosovë dhe situata është shumë e qetë. Madje ka kërkesa edhe prej komunitetit serb që ajo urë të jetë e qasshme dhe të ketë lëvizje të lirë të automjeteve”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.

I pyetur se pse pra nuk po hapet, Dugolli ka thënë janë në komunikim me bashkësinë ndërkombëtare që të largohen automjetet e KFOR-it nga aty për shkak së tashmë siguria është gjithandej dhe nuk ka nevojë për barriera të tilla.

“Është një komunikim që bëhet edhe me bashkësinë ndërkombëtare, ju e keni pa që aty janë dy automjete të KFOR-it e që është një komunikim me ta që edhe ato automjete ka pushu së ekzistuari nevoja  për të qenë aty, për shkak se siguria është gjithandej. Pra lëvizjet e qytetarëve edhe me automjete bëhen edhe në të djathtë edhe në të majtë të asaj ure, prandaj është e palogjikshme dhe e panevojshme që të ketë këso lloj barrierash për qytetarët.  Institucionet janë për të siguruar edhe lëvizjen e lirë edhe të qytetarëve,edhe të automjeteve edhe të mallrave për shkak se ne jemi në demokraci” , ka shtuar deputeti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit

Moti sot kryesisht me diell

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

“InfoNata” 11.08.2026

“InfoNata” 11.08.2026

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën