TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë është Transnistria dhe pse është e rëndësishme për Rusinë?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Çfarë është Transnistria dhe pse është e rëndësishme për Rusinë?

Një gjeneral i lartë rus tha javën e kaluar se ushtria po synon “kontrollin e plotë” mbi rajonin lindor të Donbasit dhe Ukrainën jugore – dhe të fitojë akses në Transnistria, territori separatist në vendin fqinj të Moldavisë.

TASS citoi komandantin në detyrë të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, gjeneral-major,Rustam Minnekaev të thoshte se qëllimi ishte krijimi i një korridori tokësor midis Donbasit dhe Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në 2014

Të hënën pati shpërthime në Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë, të cilin Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e quajti një “provokim të planifikuar” nga shërbimet sekrete ruse.

Ja çfarë duhet të dini për Transnistrinë dhe pse është e rëndësishme për Rusinë

Një shtet separatist: Transnistria është një copëz e ngushtë toke rreth 1,350 milje katrorë në madhësi, e vendosur midis Ukrainës dhe pjesës tjetër të Moldavisë – vetëm pak më e madhe se Rhode Island, shteti më i vogël në SHBA.

Ajo është shtëpia e rreth gjysmë milioni njerëzve, shumica e të cilëve janë rusisht-folës.

Pak histori: Transnistria shpalli pavarësinë nga ish-republika sovjetike e Moldavisë pas një lufte dyvjeçare (1990-1992) që shpërtheu gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik.

Rusët ndërhynë për të mbështetur Transnistrinë, por kurrë nuk e njohën atë si një shtet të pavarur. Konflikti midis qeverisë moldave dhe separatistëve përfundoi me një armëpushim në 1992 – por rreth 1,500 trupa ruse kanë mbetur në Transnistria që atëherë.

Rusia vështron Transnistrinë: Deklarata e gjeneralmajor Minnekaev, që parashtronte strategjinë e Rusisë për “fazën e dytë” të luftës, shkaktoi alarmin e menjëhershëm nga autoritetet moldave, të cilët thirrën ambasadorin rus, raporton CNN, transmeton teve1.info

Deklaratat për Transnistrinë janë “të pabaza dhe kundërshtojnë qëndrimin e Federatës Ruse që mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Moldavisë, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Moldavisë.

Ai shtoi se gjatë takimit me ambasadorin rus, zyrtarët moldavë përsëritën se vendi ishte një “shtet neutral dhe ky parim duhet të respektohet nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë, përfshirë Fedeatën Ruse”.

Disa analistë ushtarakë dyshojnë se Rusia ka në plan të mbështetet në Transnistria për mbështetje logjistike — dhe të përfitojë nga pozicioni i saj strategjik, për të krijuar një korridor tokësor përgjatë Detit të Zi për të kapur qytetin port të Odesës./teve1.info

Tags: RusiaTransnistria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

OKB: Izraeli po ndërmerr “hapa të shpejtë” për të ndryshuar demografinë e Bregut Perëndimor

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

20 persona humbin jetën nga stuhia tropikale në Madagaskar

20 persona humbin jetën nga stuhia tropikale në Madagaskar

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Votohet Qeveria Kurti III

Votohet Qeveria Kurti III

Tahiri kritikon Kurtin për numrin e madh të ministrive: I përmasave të një shteti si Kina

Tahiri kritikon Kurtin për numrin e madh të ministrive: I përmasave të një shteti si Kina

Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit

Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit

Abdixhiku: LDK e gatshme për bashkëpunim parlamentar, por opozitë e vendosur për të mbrojtur shtetin

Abdixhiku: LDK e gatshme për bashkëpunim parlamentar, por opozitë e vendosur për të mbrojtur shtetin

Hamza kritikon ekspozenë e Kurtit: Premtime pa bazë, PDK do të mbrojë interesin e qytetarëve

Hamza kritikon ekspozenë e Kurtit: Premtime pa bazë, PDK do të mbrojë interesin e qytetarëve

Ndryshimet që prezantoi Kurti në kabinetin qeveritar

Ndryshimet që prezantoi Kurti në kabinetin qeveritar

Haradinaj kritikon Kurtin për krizën energjetike: Kosova të lutet që dimri të jetë i butë

AAK-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm për zgjedhjet e brendshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën