TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje të reja se si humbi jetën në Valbonë mërgimtari kosovar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Detaje të reja se si humbi jetën në Valbonë mërgimtari kosovar

Pas më shumë se 24-orësh intervenim, Ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë arritur të tërheqin trupin e pajetë të një kosovari 30-vjeçar, i cili kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.

“Me datën 26.07.2024 rreth orës 17:00 ShKShMK ka pranuar thirrje urgjente për ndihmë nga bjeshkatarët me shtetësi Kosovare, të cilët ishin duke e zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë” në luginën e Valbonës”, thuhet fillimisht në reagimin e ShKSHMK-së.

Gjatë zbritjes një nga bjeshkatarët aksidentalisht ka rrëshqitur duke rënë në humnerë, thotë ky shërbim, duke iu referuar shtetasit të Kosovës që vdiq atje.

“Udhëheqësi i ekipit ka arritur të afrohet te personi i aksidentuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por që ka rezultuar pa sukses”, thotë ShKShMK.

Me të marrë lajmin, ky shërbim thotë se i angazhoi dy skuadra janë dhe nisën operacionin “Maja e Thatë 1”

Përmes një postimi në Facebook, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dhënë detaje se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Postimi i plotë:

Me datën 26.07.2024 rreth orës 17:00 ShKShMK ka pranuar thirrje urgjente për ndihmë nga bjeshkatarët me shtetësi Kosovare, të cilët ishin duke e zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë” në luginën e Valbonës.

Gjatë zbritjes një nga bjeshkatarët aksidentalisht ka rrëshqitur duke rënë në humnerë. Udhëheqësi i ekipit ka arritur të afrohet te personi i aksidentuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por që ka rezultuar pa sukses.

Me të marrë lajmin, dy skuadra janë aktivizuar dhe kanë filluar operacionin e koduar “Maja e Thatë 1”.

Ky operacion ka filluar me kordinim të plotë me institucionet e shtetit Shqiptar Policinë e shtetit dhe stacionin e ShKShMAL në Valbonë.

Fillimisht është identifikuar natyra e aksidentit dhe lokacioni në bazë të koordinatave të dërguara nga vendaksidenti.

Operacioni është zhvilluar në dy drejtime operacionale:

1)Evakuimin e personave nga faqja shkëmbore që pritnin për ndihmë .

2)Evakuimin e trupit të aksidentuarit(sipas informatave nga vendi i ngjarjes nuk kishte shenja jete).

Pa humbur kohë është kërkuar nga institucionet mbështetje nga ajri me helikopter, por përgjigja ka qenë negative për arsye teknike.

Shpëtuesit tanë së bashku me policë kujdestar dhe Ekipin e Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë nga Valbona janë nisur në drejtim të vendaksidentit.

Duke e patur parasysh konfiguracionin e terrenit dhe mungesën e mbështetjes ajrore, evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës.

Kurse skuadra e dytë ka lëvizur në drejtim të viktimës duke e përgatitur evakuimin e tij, në mënyrë tenike deri te pozita ku pretendohej që do të ateronte helikopteri i premtuar.

Edhe pas shumë thirrjeve dhe komunikimeve maratonike nuk është siguruar asnjë helikopter shtetëror që do të transportonte pajisje shtesë dhe shpëtues për realizimin e operacionit,nga komunikimet zyrtare vazhdimisht kishte justifikime të natyrave të ndryshme.

E gjithë vonesa e evakuimit të viktimës ishte shkaku i premtimeve boshe, jo sikur është raportuar mos qasja te viktima, shpëtuesit kanë arritur te viktime në kohë rekorde

Duke u bazuar në situatën e ndërlikuar me shumë pa qartësi dhe pengesa burokratike, ka lind nevoja që të kontaktohet kompania private VIVA Helicopters të cilët në kohë rekorde dhe shumë profesionale kanë realizuar transportimin e shpëtuesve së bashku me pajisje dhe më në fund edhe evakuimin e viktimës deri në luginën e Valbonës, ku edhe pritnin autoritet relevante.

Gjatë operacionit 26 orësh duke e llogaritur pranimin e thirrjes deri në kthimin e shpëtuesit të fundit ShKShMK ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri Z. Skender Durmishi, i cili në vazhdimësi ka mbajtur kontakt dhe është mobilizuar për ndërlidhje diplomatike dhe ofruar mbështetje morale e institucionale për operacionin që zhvillohej.

Ftojmë institucionet e shtetit Shqiptar që në raste të tilla të jenë më të koordinuar dhe efikas,që operacionet e tilla të zhvillohen me pak komplikime dhe efikasitet.

I shprehim ngushëllime të sinqerta e të thella familjarëve.

I falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë kontribuesit në këtë operacion të vështirë, Zoti ju shpërbleftë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq i bën thirrje opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit

Vuçiq del në mbrojtje të Radoiçiqit: Ndiqet për Kosovën, jo për krime

Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra 32-vjeçari? -Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës

Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra 32-vjeçari? -Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës

Mbi 6,800 biznese të reja u regjistruan në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit

Mbi 6,800 biznese të reja u regjistruan në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit

Afër 120 mijë euro paga për serbët që s’dolën në punë, pagë për policët e suspenduar – çka thotë Raporti i Auditimit për MPB-në?

U helmuat nga ushqimi? Nuk është gjithmonë fajtor vakti i fundit

U helmuat nga ushqimi? Nuk është gjithmonë fajtor vakti i fundit

Protestuesit në Tiranë futen brenda ‘Politeknikut’ dhe prishin pajisjet e auditorëve, përplasje edhe me rojet

Protestuesit në Tiranë futen brenda ‘Politeknikut’ dhe prishin pajisjet e auditorëve, përplasje edhe me rojet

Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit

Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra 32-vjeçari? -Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës

Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra 32-vjeçari? -Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës

Mbi 6,800 biznese të reja u regjistruan në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit

Mbi 6,800 biznese të reja u regjistruan në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën