TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpeshtohen vizitat e zyrtarëve amerikanë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Donfried dhe Escobar takohen me Osmanin

Vizitat e  mysafirëve amerikanë në kryeministri janë shpeshtuar.

Shefi i ekzekutivit të hënën priti në qeveri Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e këtij vendi për të njëjtat çështje, Karen Donfried.

Dyshja amerikane vijnë pak ditë pasi tre senatorë të këtij shteti ishin në vizitë tek krerët e shtetit.

Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë e falënderimi për strehimin e refugjatëve afgan, ishin mesazhet e përbashkëta që i lanë.

Ligjëruesit në Fakultetin Filozofik, Dorajet Imerit, vlerëson që vizitat e shpeshta që po i bëhen Kosovës ditëve të fundit lidhen me tri çështje të cilët në njërën apo në formën tjetër, kanë ndikim në proceset politike që po kalon vendi.

“Momenti i parë lidhet me ardhjen në krye të ShBA-së të Presidentit Biden i cili ka një fokus të veçantë ndaj Ballkanit dhe ndaj Kosovës në veçanti. Momenti i dytë lidhet me nevojën për intensifikim të procesit të përmbylljes së bisedimeve Kosovë-Serbi që edhe gjithsesi kjo lidhet me momentin e parë dhe e treta lidhet me zhvillimet politike që po ndodhin në pjesën e kontinentit Evropian, përkatësisht luftës mes Ukrainës e Rusisë”, tha Imeri.

Ai shton se në veçanti këto vizita mund të lexohen në kuptimin e nevojës për të prodhuar sa më shpejt një marrëveshje finale me Serbinë apo së paku për të intensifikuar këtë proces.

Por, njohësi i rrethanave politike Krenar Shala nuk pajtohet se vizitat e senatorëve lidhen me dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë se qëllimi i vizitave është që Kosova të ndihet më e sigurte ndaj ndonjë manovre të Serbisë apo Rusisë për të bërë luftë hibride në Kosovë.

“Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës gjendja në Ballkanin Perëndimor është shqetësuese për shkak se ka indikacione që Rusia mund ta zgjerojë konfliktin pra përmes luftës hibride edhe në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht përmes Rusisë dhe Republika Srpskës në Bosnje”, tha Shala.

Rusia njihet për përdorimin e formave hibride për t’i arritur qëllimet e saj, kryesisht për destabilizimin e Ballkanit. Lufta hibride përfshin kombinimin e dezinformimit, sulmeve kibernetike, presionit ekonomik, vendosjes në terren të grupeve të armatosura paramilitare, si dhe përdorimin e forcave të rregullta ushtarake.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja të përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja të përjashtojë nga grupi parlamentar

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën