TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koci thotë se në Serbi po përballet me presion e fjalë kërcënuese nga personeli i morgut

Tash e dy ditë në Serbi po qëndron avokati i familes së Faton Hajrizit, Arianit Koci. I angazhuar për kthimin e trupit të Hajrizit në Kosovë. Koci ka thënë se është përballuar me presion e më fjalë kërcënuese nga personeli i morgut. Koci ka thënë për Tëvë1 se autoritetet serbe po kërkojnë analiza shtesë për ta identifikuar trupin e Hajrizit.

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Avokati Koci autorizohet nga familja e Faton Hajrizit për tërheqjen e trupit nga Serbia

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Arianit Koci ka treguar se është përballur me presion nga zyrtari i morgut në Lloznicë në Serbi.

Koci ka thënë se oficeri serb e ka pritur me fjalët kërcënuese duke i thënë “Shumë i guximshëm qenke, pasi ke ardhë këtu”.

Derisa, avokati ka treguar se trupi i Faton Hajrizit që Serbia thotë se e ka vrarë do të kthehet dhe se kjo është çështje kohe dhe procedurash.

“I habitur me prezencën time, zyrtari i morgut në Lloznicë, Serbi, e filloi bisedën me shumë hezitim. Sado që isha i kujdesshëm dhe profesional në bisedë, emocioni i habisë, gradualisht iu shndërrua në nervozë. Nuk e fshihte. E kishte njohur policin e vrarë. Fatonin e ke këtu prapa teje. As një metër larg! – me shikonte në sy, duke folur. Shko në stacionin e policisë. Po të presin.” – ishte lamtumira e tij!”, ka thënë Koci.

Koci ka thënë për Tëvë1 se autoritetet serbe po kërkojnë analiza shtesë për të identifikuar trupin e Faton Hajrizit.

Derisa, ka shtuar se nuk i është lejuar që ta shohë trupin, pasi i është thënë se është i dëmtuar dhe i mbyllur hermetikisht.

“Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tash e pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin për shkak se tani po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi, në emisonin InfoNata, ka thënë se situata me rastin e Faton Hajrizit i ngjanë filmit horror. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e inskenimit të rastit nga shteti serb.

Ndërkaq, avokati Naim Rudari në emisionin Këndi i Debatit, ka deklaruar se janë të pakta mundësitë e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe avokatit Arianit Koci  për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë.

“Ai ndoshta mund të jetë një komunikues eventualisht një ndihmës për zyrën ndërlidhëse në Beograd, por mundësitë edhe të zyrës ndërlidhëse edhe të kolegut Koci janë të pakëta për të bërë dicka duke e ditur qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Serbia dihet që nuk bashkëpunon në asnjë vijë institucionale me Kosovën dhe as Oda e Avokatëve të Kosovës nuk bashkëpunon me atë të Serbisë”, ka thënë Rudari.

Eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm Selam Shkodra, ka theksuar se Serbia do të mundohet ta mbajë së më gjatë trupin e Faton Hajrizit për ta shfrytëzuar në rrafshin politik.

“Kjo i duhet Serbisë, një levë për ta shfrytëzuar para bashkësisë ndërkombëtare që ta qes në rrafshin se dhe Kosova ka pasë njerëz që kanë kryer akte ‘terroriste siç po thonë ata’ dhe i referohen edhe të kaluarës, relacionet që ka pas i ndieri edhe me figurat e UÇK-së. Epilogu i fundit i tyre synohet të jetë që ta dëmtojnë Kosovën në rrafshin ndërkombëtar”, ka deklaruar Shkodra.

Në mungesë të informatave të sakta nga Serbia, Kosova nuk i beson autoriteteve serbe që thonë se shtetasi kosovar që u vra në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama tregon investimet e tij në Prishtinë gjatë mandatit 4-vjeçar

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Elezi: Mbi 1.3 milionë qytetarë votojnë për balotazhin e 9 nëntorit

Legjenda kroate çmendet pas talentit kosovar, Boban e do Kurtin te Dinamo

Legjenda kroate çmendet pas talentit kosovar, Boban e do Kurtin te Dinamo

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, donte vend titullari e tek unë veç deka është e sigurtë

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Man City – Liverpool, përballja e madhe e futbollit evropian, në këtë fundjavë

Man City – Liverpool, përballja e madhe e futbollit evropian, në këtë fundjavë

Përballja me Xhakën, Arteta:” Më bëri trajner më të mirë”

Përballja me Xhakën, Arteta:” Më bëri trajner më të mirë”

Broja nuk po merret në konsideratë nga trajneri i Burnleyt

Broja nuk po merret në konsideratë nga trajneri i Burnleyt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën