TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden: Amerikën e sundon populli dhe jo mbretërit e diktatorët

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Biden: Amerikën e sundon populli dhe jo mbretërit e diktatorët

​Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim për kombin të mërkurën në mbrëmje, e kualifikoi vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale 2024 si një çështje për të shpëtuar demokracinë dhe për t’ia kaluar “pishtarin një brezi të ri”.

Bideni në fjalimin e tij e pranoi se bashkimi i partisë kërkonte sakrifikimin e ambicies personale për atë që ai e sheh si një të mirë më të madhe.

“Kam respekt për këtë zyrë. Por unë e dua vendin tim më shumë ..Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtje të demokracisë, e cila është në rrezik, dhe e cila është më e rëndësishme se çdo titull. Marr forcë dhe gjej gëzim duke punuar për popullin amerikan”, ka shtuar ai.

Edhe pse ai nuk e përmendi Donald Trumpin me emër, u përpoq të vinte një kontrast të qartë me ish-presidentin, ambicia e të cilit e bëri atë të pretendonte fitoren në zgjedhjet që nuk i fitoi katër vjet më parë.

“Gjëja më e mirë e Amerikës është se këtu mbretërit dhe diktatorët nuk sundojnë. Populli e bën. Historia është në duart tuaja, ideja e Amerikës është në duart tuaja”, është shprehur Biden, raporton CNN.

Presideni amerikan shtoi se ka vendosur mënyra më e mirë që t’ia kalojë pishtarin një brezi të ri, pasi është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë

“Ju e dini, në javët e fundit është bërë e qartë për mua se duhet të bashkoj partinë time në këtë përpjekje kritike. Besoj se rekordi im si president, lidershipi im në botë, vizioni im për të ardhmen e Amerikës meritojnë të gjitha një mandat të dytë. Por asgjë, asgjë nuk mund të pengojë shpëtimin e demokracisë sonë. Kjo përfshin ambicien personale. Pra, kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t’ia kaloj pishtarin një brezi të ri. Është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë”, është shprehur ai.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimi mesatar i naftës në Evropë ka arritur nivel rekord, thotë Komisioni i BE-së

Çmimi mesatar i naftës në Evropë ka arritur nivel rekord, thotë Komisioni i BE-së

SHBA-të kërkojnë lirimin e rezervave të naftës nga Franca dhe Gjermania, kërcënojnë me ndalim eksporti

SHBA-të kërkojnë lirimin e rezervave të naftës nga Franca dhe Gjermania, kërcënojnë me ndalim eksporti

Dështon ekzekutimi në Tenesi të SHBA-së, e dënuara mbijeton pas dy dozave vdekjeprurëse

Dështon ekzekutimi në Tenesi të SHBA-së, e dënuara mbijeton pas dy dozave vdekjeprurëse

Ukraina intensifikon sulmet ndaj rafinerive ruse, pavarësisht presionit të Trumpit

Ukraina intensifikon sulmet ndaj rafinerive ruse, pavarësisht presionit të Trumpit

Çmimi mesatar i naftës në Evropë ka arritur nivel rekord, thotë Komisioni i BE-së

Çmimi mesatar i naftës në Evropë ka arritur nivel rekord, thotë Komisioni i BE-së

Protestuesit dorëzojnë në Qeveri dosjet për Ligjin e Speciales

Protestuesit dorëzojnë në Qeveri dosjet për Ligjin e Speciales

Mijëra protestues kërkojnë veprime nga Qeveria dhe deputetët për Specialen, kritika edhe ndaj ndërkombëtarëve

Mijëra protestues kërkojnë veprime nga Qeveria dhe deputetët për Specialen, kritika edhe ndaj ndërkombëtarëve

Djali i Xhavit Hazirit nga protesta në Prishtinë: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Djali i Xhavit Hazirit nga protesta në Prishtinë: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haradinaj në protestë kritikon ndërkombëtarët: Ju që na ndihmuat në luftë, na tradhtuat – kthejeni besimin

Haradinaj në protestë kritikon ndërkombëtarët: Ju që na ndihmuat në luftë, na tradhtuat – kthejeni besimin

​Tasholli nga protesta: Jemi mbledhur për UÇK-në, liria dhe varri i dëshmorit nuk kanë parti politike

​Tasholli nga protesta: Jemi mbledhur për UÇK-në, liria dhe varri i dëshmorit nuk kanë parti politike

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit Naser Hafizi, i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 15 milionë euro

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit Naser Hafizi, i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 15 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën