Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Kurti, përmes një postimi në “X”, ka thënë se Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës, teksa shtoi se njoftimi për tërheqjen e tij shënon fundin e një epoke, shkruan teve1.info
Tutje Kurti u shpreh se bota e veçanërisht Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të Bidenit.
“Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Kurti.
For decades, @POTUS Joe Biden has been one of Kosova’s greatest friends and most tireless advocates. President Biden’s announcement marks the end of an era. The world — and especially Kosova — is a better and safer place due to his remarkable contributions. For that, we will… https://t.co/S4lzmgEhPZ
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2024
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe i ka ofruar mbështetje nënpresidentes, Kamala Harris për t’i hyrë garës.
Përmes një deklarate të lëshuar në rrjetet sociale, Biden ka thënë se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht./teve1.info