TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky: Tre të vrarë pas një sulmi rus në një kënd lojërash në Mikolajiv

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Zelensky: Tre të vrarë pas një sulmi rus në një kënd lojërash në Mikolajiv

Një sulm ajror rus në qytetin jugor ukrainas të Mikolajivit goditi një këndë lojërash, duke vrarë të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë.

Kështu njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më 19 korrik. Në sulm u plagosën edhe pesë persona, tha Zelensky përmes Telegramit, duke i bërë thirrje botës që të ndihmojë në ndaljen e “terrorit” rus.

Kryetari i Mikolajivit, Oleksandr Sienkovych, konfirmoi se tre persona, përshirë një fëmijë, u vranë në sulm.

Zelensky publikoi fotografi ku shfaqeshin të paktën dy trupa të pajetë pranë hyrjes së një ndërtese.

“Ky shkatërrim i jetës duhet të ndalet”, tha Zelensky. “Duhen zgjidhje të reja për të mbështetur mbrojtjen tonë. Rusia duhet të ndiejë fuqinë e botës”.

Udhëheqësi ukrainas përsëriti thirrjet drejtuar mbështetësve perëndimorë të Kievit që t’i dërgojnë shtetit më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që Ukraina të mbrojë qiejt e saj nga sulmet ajrore të Rusisë.

Qyteti-port i Mikolajivit dhe rajoni përreth shpesh janë cak i sulmeve ruse. Guvernatori rajonal, Vitaliy Kim, tha se edhe një raketë tjetër goditi një zonë tjetër në këtë rajon më 19 korrik.

Rusia mohon se shënjestron civilët apo infrastrukturën civile, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën. Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 2022, në Ukrainë janë dokumentuar më shumë se 10.000 persona të vrarë.

Rusia më herët gjatë 19 korrikut sulmoi edhe në rajonin e Hersonit, duke vrarë një grua të moshuar, shkruan REL. Po ashtu, në rajonin e Harkivit, si pasojë e sulmeve ruse u plagosën të paktën shtatë persona, ndërkaq në rajonin Sumi – afër kufirit me Rusinë – u plagos edhe një civil, sipas zyrtarëve rajonalë.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar 19 dronë të Ukrainës mbi rajonet e Kurskut dhe Belgorodit, si dhe në Krimenë e pushtuar.

Tags: RusiaUkrainazelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Auto Draft

Alarmon IPK: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në Qendrën e Ndalimit në Rahovec

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?

Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?

Auto Draft

“As për peshkim, as për notim”- mitrovicasit të shqetësuar me gjendjen e liqenit akumulues

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

ISF mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin për Gazën

ISF mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën