TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

15 vite burgim për Ilir Haxhiajn që vrau gruan në vitin 2019, avokati i viktimës: Dënim meritor

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykimin në rigjykimin ndaj Ilir Haxhiajt, i cili u dënua me 15 vite burgim për vrasjen e gruas së tij. Avokati i viktimës thotë se është i kënaqur me këtë dënim dhe se është i bazuar edhe në provat e administruara.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
15 vite burgim për Ilir Haxhiajn që vrau gruan në vitin 2019, avokati i viktimës: Dënim meritor

Për herë të fundit doli para gjykatores në Prizren.

Trupi gjykues të premten shpalli aktgjykimin dënues ndaj Ilir Haxhiajt.

Ai u dënua me 15 vite burgim për vrasjen e gruas së tij pranverën e vitit 2019.

“Gjykata konform dispozitave të nenit 7/17 të nenit 42, 69, 79 në lidhje me nenin 86 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të kodit penal të Republikës së Kosovës e gjykon me dënim me burgim me kohëzgjatje prej 15 viteve në të cilën dënim me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, tha gjyqtari Ajser Skenderi.

Ky aktgjykim u mor pasi që të njëjtit fillimisht i ishte shqiptuar masa e njëjtë por që rasti ishte kthyer në rigjykim.

E avokati i viktimës thotë se edhe pse rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata Supreme, nga trupi gjykues është trajtuar profesionalisht.

“Gjykata Themelore e Prizrenit në mënyrë profesionale edhe pas kthimit të çështjes në rigjykim me rekomandim të Gjykatës Supreme se e njëjta duhet të zbatojë të gjitha këto rekomandime duke dalë në vendin e ngjarjes duke bërë rikonstruimin e vendit të ngjarjes si dhe duke zbatuar duke analizuar të gjitha provat mjeko-ligjore dhe të komunikacionit të ekspertëve e njëjta në mënyrë profesionale ka arritur të administrojë të gjitha këto prova”, tha avokati i viktimës, Zahir Hamza.

Derisa shton se është i kënaqur me dënimin që është shqiptuar nga organi gjyqësor, ku siç thotë ai është meritor për kryerësin e veprës.

“Si përfaqësues i viktimës në këtë rast Hatije Dina jam munduar në forma të ndryshme në aspektin juridik dhe profesional që të jem prezent çdo fazë të kësaj çështje edhe pas rigjykimit të çështjes që mendimi im është që dënimi prej 15 vitesh burgim ndaj të akuzuarit është vendim i bazuar në provat që janë në aktakuzë dhe një vendim meritor”, tha Hamza.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ilir Haxhiaj akuzohej se më 31 maj 2019, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ku si pasojë e dëmtimeve në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, Hatije Dina kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin në Paris janë propagandë pa bazë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën