Basketbollisti Edmond Kryeziu edhe në sezonin e ri, do të jetë pjesë e Proton Cable Prizrenit.
Ekipi nga Prizreni që bën gara në Superligën e Kosovës, ka njoftuar të premten se ka vazhduar bashkëpunnimin me Kryeziun.
Ai ka firmosur kontratë njëvjeçare me Proton Cable Prizrenin dhe sezoni 2024/25, do të jetë i pesti i tij me fanellën e këtij ekipi.
Kryeziu (194 cm), sezonin e fundit ka luajtur me një mesatare 6 pikëve, 3 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje.
Proton Cable Prizreni edhe në edicionin e ri garues do të jetë pjesë e elitës së basketbollit kosovar pasi siguroi mbijetesën nëpërmjet play-outit.