Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian është takuar edhe me presidentin francez, Emanuel Macron.
Osmani ka deklaruar se me presidentin francez, Macron kanë diskutuar mbi rëndësisnë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat atlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve.
Osmani në Facebook ka publikuar edhe disa pamje nga takimi.
“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka shkruar Osmani.








