TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dibrani: Jemi në koordinim me institucionet, do të marrim masa

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dibrani: Jemi në koordinim me institucionet, do të marrim masa

Institucionet e shtetit janë duke punuar për kapjen e të burgosurve të cilët janë larguar nga burgjet e Kosovës në ditën e fundit. Kështu thanë të shtunën në një konferencë për media, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Ismail Dibrani dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Dibrani tha se është në koordinim me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën.

“Jemi në koordinim me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën”, tha Dibrani.

Ndryshe, drejtori ka paralajmëruar masa ndaj personave përgjegjës për ikjen e të burgosurve, por ka thënë se janë në pritje të raporteve.

Ai ka shpreh keqardhje me rastet që kanë ndodhur ku ka thënë se të larguarit nga burgu i tipit të hapur kanë gëzuar të drejtën e vikendit, sipas asaj që ua garanton ligji.

“I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar prej  25 vitesh, ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2012 dhe sipas legjislacionit në fuqi i dënuari i cili kalon 1/2 e dënimit, ka të drejtë ta kalojë vikendin në shtëpi. I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar vikendin në shtëpi por është rikthyer në burg”.

“Po ashtu i dënuari tjetër (Ujkan Mataj) ka qenë i dënuar më 11 vite dhe i njëjti në janar të këtij viti e ka fituar të drejtën për ta shfrytëzuar vikendin në shtëpi”, u shpreh Dibrani.

Sipas tij, janë 56 persona të cilët nga burgjet e Kosovës janë arratisur ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e vikendit jashtë.

Dibrani tha se në burgjet e sistemimit të hapur të burgosurit nuk përcillen nga oficerët gjatë kryerjes së aktiviteteve të ndryshme, si punimi i tokës, ruajtja e bagëtive etj.

Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu u arsyetua se këto ikje kanë ndodhur si shkak masave jo të larta të sigurisë në Institucionet Korrektuese, pasi ata kanë qenë në tipe të hapura.

Ai tha se të burgosurit që mbajnë dënimet në llojin e tipeve të hapura të institucioneve, e kanë më të lehtë të shfrytëzojnë mundësinë për t’u arratisur.

Derisa përmendi këto arsye, ai tha se mund të ketë arratisje në vazhdimësi.

Sallahu tha se me kapjen e tyre, do tu largohen të gjitha privilegjet duke i kthyer në tipe te mbyllura me siguri të lartë dhe ndaj të njëjtëve do të iniciohet procedurë penale./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën