TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE kërkon periudhë tranzicioni për “gabimet teknike” të Elektroseverit

Kompania serbe e energjisë elektrike Elektroseveri për kodin postar “38220” dhe termin jokushtetues “Kosovska Mitrovica” tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë është arsyetuar se ka bërë gabime teknike mirëpo këto gabime janë evidentuar dhe në faturën e re të energjisë në katër komunat veriore. Nga Bashkimi Evropian po thonë se duhet ende një periudhë e tranzicionit derisa nga Qeveria e Kosovës po ripërsërisin se duhet të respektohet marrëveshja dhe zotimet.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Elektroseveri me kod postar të strukturave paralele, arsyetimi që dha në ZRrE

Përdorimin e kodit të strukturave paralele “38220” e arsyetuan me gabim teknik.

Mirëpo, kompania serbe e energjisë Elektrosever këtë gabim e bëri prapë.

Edhe në faturën e qershorit  të energjisë elektrike për katër komunat veriore po figuron kodi postar  dhe termi jo-kushtetues “Kosovska Mitrovica”.

Pavarësisht që kanë kaluar shtatë muaj prej kur ka filluar shpërndarja e faturave të rrymës, nga Bashkimi Evropian po thonë se duhet periudhë e tranzicionit.

“Që nga fillimi i janarit 2024, Elektrosever filloi të operojë, duke përfshirë nënshkrimin e kontratave me klientët dhe lëshimin e faturave. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në drejtimin e duhur për të zbatuar plotësisht Udhërrëfyesin e Energjisë 2022. Megjithatë, kërkohet një periudhë tranzicioni përpara se kompania të jetë plotësisht funksionale dhe të aftë për të kryer plotësisht detyrat e saj, ndër të tjera për aktivitetet e nevojshme informuese për të siguruar regjistrimin e të gjithë konsumatorëve të energjisë elektrike dhe për përmirësimin e infrastrukturës. BE-ja po monitoron nga afër zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë dhe Udhërrëfyesin e Energjisë dhe vlerëson progresin në vazhdimësi. Çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin diskutohen rregullisht me palët dhe aktorët e tjerë përkatës”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

E nga ekzekutivi ripërsëriten se në takimin e fundit të kryenegociatorëve, pala kosovare ka evidentuar këto shkelje nga Elektroseveri dhe të njëjtat i ka adresuar.

“E tëra kjo edhe pse elektroseveri është zotuar se gjithçka do të veprojë në kuadër të kornizës legjislative të Kosovës. Elektrosever duhet t’i përmbahet marrëveshjes dhe zotimeve dhe të funksionojë sipas rregullave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës e t’i respektojë të njëjtat”, tha këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadriu.

Televizioni tash e disa ditë ka kërkuar një qëndrim edhe nga kompania serbe e energjisë me bazë në Mitrovicën e Veriut, mirëpo të njëjtit kanë qenë të paqasshëm për të dhënë detaje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën