TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​LDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjin për KPK-në dhe atë për KPM-në

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

Lidhja Demokratike e Kosovës po paralajmëron që dy ligjet të cilat janë miratuar sot në Kuvend ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe për Komisionin e Pavarur të Mediave, do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nga sot, ekipet tona punuese, kanë nisur hartimin e lëndëve përkatëse për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e plotë, se sikurse në dhjetë rastet e kaluara kundërkushtetuese edhe dy ligjet e sotme do të marrin të njëjtin përfundim”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ata thonë se LDK-ja as nuk pranon e as nuk toleron tendencën e kapjes së drejtësisë dhe të mediave.

Komunikata e plotë:

Votimet e sotme në sallën e improvizuar të Kuvendit të Kosovës nga deputetët e partisë në pushtet, të dy ligjeve jetike për organizmin tonë shoqëror, atij të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij të Komisionit të Pavarur të Mediave, shpërfaqin tendencën e kapjes kundërkushtetuese të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës.

Kjo praktikë, tanimë e konfirmuar me aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, është vazhdimësi e përpjekjeve të vazhduara populliste të Albin Kurtit për hartimin e ligjeve që nuk respektojnë ekuilibrin demokratik në vend, sikurse dhe ndarjen e roleve të institucioneve të pavarura brenda Kosovës.

Mospërputhja, ndërsa, me direktivat e Bashkimit Evropian, e të dy ligjeve në fjalë, është shmangie vlerore e orientimit tonë euro-atlantik, një praktikë tashmë e zakontë e pushtetit popullist që udhëhiqet nën logjikën e të majtës ekstreme.

LDK-ja as nuk pranon e as nuk toleron tendencën e kapjes së drejtësisë dhe të mediave. Demokracia si vlerë e si praktikë, për ekstremistët e majtë mund të jetë e rëndë, por për Republikën e Kosovës është e shenjtë.

Prandaj, që nga sot, ekipet tona punuese, kanë nisur hartimin e lëndëve përkatëse për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e plotë, se sikurse në dhjetë rastet e kaluara kundërkushtetuese edhe dy ligjet e sotme do të marrin të njëjtin përfundim.

Fatkeqësisht për vendin, humbja e kohës për të pasur një reformë të denjë e thelbësore në drejtësi, mbetet e parikuperuar. Ky pushtet, po i përfundon të katër vite qeverisje, në përpjekje antikushtetuese të kapjes së institucioneve, pa ndonjë rezultat konkret e pa ndonjë zhvillim thelbësor në asnjë fushë.

Tags: Gjykata KushtetueseLDKLigji per KPK-ne dhe KPM-ne
ShareTweet

Postime të ngjashme

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Vdes punëtori në Prizren, dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person për sulm seksual

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Ndalohet për 48-orë i dyshuari për plagosjen e një personi mbrëmë në Pejë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Vdes punëtori në Prizren, dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person për sulm seksual

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Ndalohet për 48-orë i dyshuari për plagosjen e një personi mbrëmë në Pejë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperartura 30°C

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën