Me 23 shtator të vitit të kaluar, Banjska e Zveçanit, ishte cak i sulmeve nga një grup terrorist serb.
E gati një vit pas kësaj ngjarje, u tha se Serbia mund te tentoj një sulm tjetër në Kosovë.
“Po qesë Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin terroristë në Banjskë, që është kryer në shtator të vitit të kaluar, Serbia ka për ta përsëritur këtë akt, por në përmasa shumë më të mëdha, u shpreh Konjufca.
E një ditë më pas, mundësinë për një sulm të ri nga shteti serb, e përmendi edhe vet kryeministri.
Albin Kurti në një intervistë televizive, tha se për këtë, Serbia po e pret momentin.
“Fqinji ynë verior, Serbia, është shumë agresive ndaj Kosovës, së pari duke mos e njohur shtetin e Kosovës, sikurse shumica e shteteve të tjera të botës. Shtoja kësaj, që janë angazhuar në luftën hibride dhe në të njëjtën kohë, i zhvillojnë ushtrimet ushtarake në afërsi të kufirit tonë. Serbia i ka 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën, duke pritur për një dritare të re mundësie”, tha Kurti.
E njëjtë me kryeministrin, folën edhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar si ministri i Brendshëm dhe ai Mbrojtjes.
“Përderisa, vazhdon të ekzistojë, të ushqehet dhe të fuqizohet teoria hegjemoniste e të pasurit një “Serbi të madhe” në rajon, kjo është kërcënim jo vetëm për Kosovën por për gjitha vendet, kishte thënë Maqedonci në Tëvë1
E në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, thonë se kjo gjuhë e qeveritarëve, po i frikëson turistët.
“E para që kish me ndikuar, është tek turistët sepse turistët duan siguri, përveç me ua përcjell kushtet me akomodim e të gjitha, ata duan edhe siguri. Në momentin kur përmendet fjala luftë, është e rëndë”, shprehet Hysen Sogojeva.
E Agim Shahini nga Alenca Kosovareve e Bizneseve, thotë paralajmërimet e tilla, mund t’i largojnë investitorët e huaj.
“Termat e tillë që mund të ketë luftë duhet të reduktohen dhe të shmangën dhe ka shumë terme të ndryshme me të cilat mund të zëvendësohen. 2:30 Krerët e vendit tonë po duan t’i paralajmërojnë fuqitë e mëdha se mund të ketë diçka apo të largohet vëmendja nga pakënaqësitë sociale të qytetarëve”, thotë Shahini.
Kurse njohësit e sigurisë, thonë se në këtë aspekt, shteti duhet të veproj në heshtje.
“Institucionet e sigurisë në Kosovë, Qeveria e Kosovës, duhet të kenë kujdes në deklarimet e tyre, sepse mund të shtojnë panikun tek qytetarët, e sidomos për shkak të një situate vërtetë të rëndë tek të rinjtë, të cilët duke e parë këtë situatë janë larguar për në vendet ku ndihen më të sigurt”, thotë Bedri Elezi.
Ndryshe, për një kërcenim të ri nga Serbia, foli edhe kryediplomatja Donika Gërvalla, dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.