TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçeviq: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë “fantazmagori”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vuçeviq: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë “fantazmagori”

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cilësoi si “fantazmagori” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Serbia po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

Kurti, në një intervistë për rrjetin CNN të martën, kërkoi nga Perëndimi që t’i bëjë presion Serbisë për t’i larguar ato baza.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçeviq tha se bazat e Ushtrisë së Serbisë janë të vendosura prej kohësh në “vijën administrative” – siç i referohet Serbia kufirit me Kosovën – dhe se me vendosjen e këtyre postblloqeve, Serbia nuk shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Fakti që Kurti, për të satën herë, tenton të krijojë një dramë mediatike, se gjoja e ashtuquajtura Kosovë është e kërcënuar, nuk është gjë tjetër veçse edhe një mjegull për sponsorët e tij perëndimorë”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se në Kosovë është i rrezikuar “vetëm populli serb”, të cilit “Kurti ia mohon të drejtat elementare të njeriut”.

“Të vetmit që kërcënohen në ‘Kosovë dhe Metohi’ janë serbët, dhe kjo për shkak të dhunës së vazhdueshme, provokimeve, veprimeve destruktive dhe thurjeve mediatike të bëra nga vetë Kurti”, tha Vuçeviq, pa përmendur ndonjë provë që do t’i mbështese këto pretendime.

Një ditë më herët, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia mund ta përsërisë “agresionin terrorist” në Kosovë, nëse nuk ndëshkohet për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, edhe pse ajo e mohoi.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, tha se është vetë përgjegjës.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Kurti ka kërkuar dorëzimin e tij si kusht për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë me Serbinë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka pranuar këtë kusht.

Tags: albin kurtiMillosh Vuçeviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen 9 persona për mashtrim me bileta në Luvër, 10 milionë euro dëm

Arrestohen 9 persona për mashtrim me bileta në Luvër, 10 milionë euro dëm

Katër palestinezë të plagosur dhe 24 të arrestuar në sulmet dhe bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë të plagosur dhe 24 të arrestuar në sulmet dhe bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Ditari: 13.02.2026

Ditari: 13.02.2026

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama: Bllokimi i buxhetit të kryeqytetit, ndëshkim për qytetarët

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE pret kapitull të ri në marrëdhëniet me Kosovën

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

IKD i bën thirrje Kuvendit: Hiqeni nenin 31, shkel Kushtetutën dhe dëmton zyrtarët publikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën