TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në pritjen lamtumirëse të Szunyog: Kosova vendi më pro BE-së

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në pritjen lamtumirëse të Szunyog: Kosova vendi më pro BE-së

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar mbrëmjen e sotme nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Tomas Szunyog si shef i zyrës së BE-së.

Në fjalën e tij, ai tha se Bashkimi Evropian përfaqëson të ardhmen për Kosovën – një familje kombesh në të cilën vendi ynë aspiron t’i bashkohet dhe të kontribuojë, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta dhe kemi synime të njëjta për të ardhmen.

“Jo rastësisht Kosova aktualisht është vendi më pro BE-së, me nëntëdhjetë e pesë përqind të qytetarëve që mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri, njofton qeveria.

Më tej, ai foli mbi arritjet e vendit tonë gjatë këtyre tri viteve të fundit, në kohën kur dhe ambasadori Szunyog shërbeu në krye të zyrës së BE-së në Kosovë: “Gjatë mandatit tuaj, Kosova shënoi arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ato më historiket ishin aplikimi ynë për anëtarësim në BE në fundin e vitit 2022 si dhe liberalizimi i vizave i cili filloi nga ky vit”, u shpreh kryeministri.

Ai veçoi dhe një moment tjetër kyç: Raportin për Vendin të vitit 2022. Ky raport është konsideruar si një nga më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirat në Ballkanin Perëndimor, e ku u evidentua realizimi i një sërë reformash të vonuara prej kohësh. Disa prej tyre janë miratimi i ligjit për zgjedhjet dhe ligjit për financimin e partive politike, krijimi i terminaleve doganore në pronësi publike, rritja e pagës minimale, fillimi i arsimit dual, si dhe arritjet në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përfundim, kryeministri shprehu vlerësimin për kontributin e ambasadorit Szunyog si dhe i uroi suksese të mëtejme në detyrën e tij të radhës.

Tags: albin kurtiBETomas Szunyog
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Mehmeti: VLEN nuk do të funksionojë kurrë si një parti e vetme

Mehmeti: VLEN nuk do të funksionojë kurrë si një parti e vetme

Mehmeti: Kjo është drejtësia e piktorit, Ilir Meta po trajtohet si krimineli më i madh

Mehmeti: Kjo është drejtësia e piktorit, Ilir Meta po trajtohet si krimineli më i madh

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Ronaldo arrin shifrën e 970 golave në karrierë

Ronaldo arrin shifrën e 970 golave në karrierë

Prishtina 01 triumfon në Kupën e Kosovës në futsall

Prishtina 01 triumfon në Kupën e Kosovës në futsall

Mehmeti: Kjo është drejtësia e piktorit, Ilir Meta po trajtohet si krimineli më i madh

Mehmeti: Kjo është drejtësia e piktorit, Ilir Meta po trajtohet si krimineli më i madh

Bashkimi kthen epërsinë ndaj Borës, një fitore larg finales

Bashkimi kthen epërsinë ndaj Borës, një fitore larg finales

Ish-drejtori i FBI-së paraqitet në gjykatë, akuzohet për kërcënim të jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së paraqitet në gjykatë, akuzohet për kërcënim të jetës së Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën