TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Francezët votojnë në zgjedhje parlamentare që mund ta sjellin në pushtet të djathtën ekstreme

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Francezët votojnë në zgjedhje parlamentare që mund ta sjellin në pushtet të djathtën ekstreme

Francezët kanë filluar të votojnë të dielën herët në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare që do ta ndryshojnë peizazhin politik, pasi sondazhet kanë parashikuar se partia e së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, do të fitojë më së shumti vota, edhe pse pamjaftueshëm për ta siguruar shumicën.

Një rezultat i tillë pritet ta fusë vendin në një krizë politike, pak javë para se të fillojnë Lojërat Olimpike, si dhe pritet t’ia dobësojnë dukshëm pushtetin presidentit Emmanuel Macron.

Nëse Tubimi Kombëtar nacionalist dhe euroskeptik e fiton shumicën në Parlament, atëherë Macron do ta gjejë veten në një situatë shumë të vështirë “mbijetese”.

Tubimi Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, shënoi arritje historike në rundin e parë të zgjedhjeve të dielën e kaluar, duke i rritur gjasat që Franca ta ketë një qeveri të udhëhequr nga e djathta ekstreme për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, pasi partitë e qendrës dhe ato majtiste i bashkuan forcat gjatë javës së fundit në përpjekje për ta parandaluar triumfin e Tubimit Kombëtar, shpresat e Marine Le Penit për ta fituar shumicën dërrmuese në Asamblenë Kombëtare, e cila ka 577 ulëse, janë shuar dukshëm.

Sondazhet sugjerojnë se Tubimi Kombëtar do ta mbizotërojë legjislativin, por do të dështojë ta arrijë shumicën prej 289 ulëseve.

Qendrat e votimit u hapën në orën 8:00 dh do të mbyllen në orën 18:00 në qytete të vogla dhe në qyteza, ndërsa në orën 20:00 në qytete të mëdha.

Parashikimet e para të rezultatit zgjedhor pritet të publikohen menjëherë pasi të ketë përfunduar votimi, shkruan REL. Rezultati do të varet kryesisht nga vendimi i votuesve për t’i pranuar apo jo thirrjet e aleancave për ta pamundësuar ardhjen e Tubimit Kombëtar në pushtet.

Edhe nëse Tubimi Kombëtar nuk ia del ta fitojë shumicën dërrmuese në Parlament, kjo parti është në rrugë për ta fituar dyfishimin e 89 ulëseve që i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2022, dhe të ketë rol kyç në një Parlament me mungesë shumice, i cili do ta bëjë shumë të vështirë qeverisjen e Francës.

Një rezultat i tillë rrezikon të sjellë ngërç politik derisa të përfundojë mandati presidencial i Macronit më 2027, kur Le Pen pritet të garojë për herë të katërt për postin kryesor të Francës.

Tags: franceLojërat Olimpikezgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aeroplani i Netanyahut largohet nga vendi, ndërsa Irani ndodhet në kulmin e “gatishmërisë mbrojtëse”

Aeroplani i Netanyahut largohet nga vendi, ndërsa Irani ndodhet në kulmin e “gatishmërisë mbrojtëse”

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Rijadi siguron Teheranin: Nuk do të lejojmë përdorimin e hapësirës sonë ajrore për sulme

Rijadi siguron Teheranin: Nuk do të lejojmë përdorimin e hapësirës sonë ajrore për sulme

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

“Këndi i Debatit” 14.01.2026

“Këndi i Debatit” 14.01.2026

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

KEK thotë se po operon ma kapacitete të plota prodhuese

Bashkimi fiton në Gjakovë ndaj Vëllaznimit

Bashkimi fiton në Gjakovë ndaj Vëllaznimit

Shkolla pa ngrohje në dimër

Shkolla pa ngrohje në dimër

Bora mposht Rahovecin 029

Bora mposht Rahovecin 029

Napoli barazon me Parman

Napoli barazon me Parman

Senegali në finale të Kupës së Afrikës

Senegali në finale të Kupës së Afrikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën