TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 9 të vrarë nga një sulm ajror izraelit në Han Junis

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Të paktën 9 të vrarë nga një sulm ajror izraelit në Han Junis

Së paku nëntë njerëz janë vrarë nga një sulm ajror gjatë natës në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë të martën.

Ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi ushtria izraelite urdhëroi palestinezët të evakuohen nga pjesa më e madhe e Han Junisit, i cili është qyteti i dytë më i madh i Gazës. Urdhri i së hënës ishte shenjë se ushtria izraelite mund ta nisë një ofensivë të re në këtë qytet.

Sulmi, që u krye gjatë natës, goditi një shtëpi pranë Spitalit Evropian, i cili ndodhet në pjesën për të cilin Izraeli tha se duhet të evakuohet.

Pas urdhrave fillestare për evakuim, ushtria tha se ndërtesa spitalore nuk u përfshi, por drejtori i saj thotë se shumica e pacientëve dhe mjekëve janë larguar tashmë.

Sam Rose, drejtor për planifikimin në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, UNRËA, tha të martën se agjencia beson se rreth 250.000 njerëz ndodhen në zonën e evakuimit – që është rreth 10 për qind e popullsisë së përgjithshme të Gazës prej 2.3 milionë.

Ai shtoi se rreth 50.000 njerëz që jetojnë pranë zonës së evakuimit, mund të jenë larguar për shkak se ndodhen shumë afër luftimeve.

Të shpërngulurve u është kërkuar të kërkojnë strehim në një kamp pranë bregdetit, i cili është tashmë i mbipopulluar dhe ofron shumë pak shërbime bazike.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 37.900 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

​Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë, përgjigjja do të jetë shumëfish më e rëndë

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Burnham kryeministër i Britanisë së Madhe

Burnham kryeministër i Britanisë së Madhe

Sekretari amerikan uron Kosovën

Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

Kulla: Serbia mund të tentojë, por nuk ka gjasa për një konflikt të ri në Kosovë

Kulla: Serbia mund të tentojë, por nuk ka gjasa për një konflikt të ri në Kosovë

Kulla: Netanyahu po ruan raportet me Kinën, por nuk përjashtohet një sulm tjetër ndaj Iranit

Kulla: Netanyahu po ruan raportet me Kinën, por nuk përjashtohet një sulm tjetër ndaj Iranit

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Ndalohet për 48 orë shoferi i dyshuar për aksidentin në Istog ku humbën jetën dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën