Policia e Kosovës ka arrestuar Korab Gashin i cili ka qenë në kërkim për rastin e grabitjes në Suharekë.
Burime të Tëvë 1 brenda policisë kanë bërë të ditur se ai është arrestuar të hënën.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar në Prishtinë.
“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024 gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë, thuhet nga policia.
Për këtë rast policia kishte arrestuar disa persona të tjerë të cilët gjenden në burg.
Perona të armatosur kishin kryer grabitje në nëntorin e vitin të kaluar në një argjendari në Suharekë, të cilët kishin qëlluar me armë edhe në drejtim të Policisë së Kosovës.