TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia e fajëson ShBA-në për sulmin raketor ukrainas në Krimenë e uzurpuar

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rusia e fajëson ShBA-në për sulmin raketor ukrainas në Krimenë e uzurpuar

Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për një sulm raketor ukrainas në Gadishullin e Krimesë së uzurpuar nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se në sulmin 23 qershorit u përfshinë pesë raketa me rreze të gjata veprimi, me të cilat Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën këtë vit.

Katër prej raketave ATACMS u rrëzuan nga kundërajrorët rusë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa e pesta shpërtheu në ajër.

Rusia tha se si pasojë e rënies së copëzave të raketave në afërsi të Sevastopolit u vranë katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe u plagosën 151 të tjerë.

Guvernatori rajonal i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev, tha se pesë njerëz u vranë.

Rusia e kapi dhe e aneksoi jashtëligjshëm Krimenë e Ukrainës në vitin 2014, dhe pastaj e emëroi një qeveri lokale, pavarësisht se ky territor është ende pjesë e Ukrainës zyrtarisht, shkruan REL.

Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Kievi është zotuar se do ta rimarrë kontrollin në territorin e vet dhe i ka sulmuar caqet ushtarake dhe detare të Rusisë në Krime.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e akuzoi SHBA-në duke pretenduar se specialistët amerikanë i kishin bërë koordinatat për fluturimin e raketave bazuar në të dhënat e mbledhura nga satelitët amerikanë.

“Përgjegjësinë për sulmin e qëllimshëm raketor në civilët e Sevastopolit e mban, mbi të gjitha, Uashingtoni, i cili e furnizon Ukrainën me këto armë, dhe regjimi i Kievit, nga territori i të cilit u krye ky sulm”, tha Ministria ruse.

Ajo u zotua se do t’i përgjigjet sulmit, por nuk dha hollësi.

As Shtetet e Bashkuara, e as Ukraina, nuk e kanë komentuar sulmin, i cili ndodhi në një kohë kur Rusia po vazhdon ta bombardojë pareshtur infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe po kryen sulme në verilindje të qytetit ukrainas Harkiv, në afërsi të kufirit me Rusinë.

Blogerët e ushtrisë ruse e kritikuan ashpër Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë dhe autoritetet uzurpuese në Krime pas sulmit raketor afër Sevastopolit, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Tags: ATACMSRusiaSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Shpërthen zjarri në një fabrikë në Gjakovë

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

Vushtrriasi dërgohet në mbajtje pasi ofendoi gruan e me thikë e dëmtoi derën e shtëpisë

Arrestohet kosovari në Greqi, kapet me 324 kg marihuanë

Si u arrestua Vezir Haziraj, i cili ndodhej në arrati dhe paraqitjet në “TikTok”?

Si u arrestua Vezir Haziraj, i cili ndodhej në arrati dhe paraqitjet në “TikTok”?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën