TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Netanyahu pretendon sërish se ShBA-ja po vonon dërgesat e armëve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Netanyahu pretendon sërish se ShBA-ja po vonon dërgesat e armëve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij të dielën që po vërehet “rënie dramatike” në dërgesat e armëve amerikane për përpjekjet e Izraelit në luftën në Gazë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka mohuar këtë pretendim ditë më parë.

Deklarata e Netanyahut është parë si shenjë për rritje të tensioneve mes dy vendeve aleate.

Netanyahu i ka thënë kabinetit të tij se mungesat e para janë vërejtur katër muaj më parë, pa përmendur diçka konkrete, dhe se “disa pajisje kanë arritur në mënyrë sporadike, mirëpo municionet kanë mbetur mbrapa”.

Mospajtimet mes dy vendeve kanë të bëjnë me luftën në Gazë, kryesisht lidhur me qasjen e izraelitëve në këtë konflikt dhe për sigurinë e palestinezëve atje.

Presidenti Biden e ka vonuar dërgimin e disa bombave të rënda qysh prej majit, mirëpo administrata e tij i ka hedhur poshtë deklaratat e Netanyahut se bëhet fjalë edhe për dërgesa tjera.

“Pas asaj që kam dëgjuar në ditët e fundit, shpresoj dhe besoj që kjo çështje do të zgjidhjet shpejt”, ka thënë të dielën Netanyahu, pa dhënë më shumë hollësi.

Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka udhëtuar në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë.

Lufta në Gazë, e nxitur nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – më 7 tetor në jug të Izraelit, ka sfiduar marrëdhëniet Izrael-SHBA, si kurrë më parë, shkruan REL. Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Ndonëse SHBA-ja ka thënë se mbështet fuqishëm synimet e Izraelit për lirim të pengjeve dhe mposhtje të Hamasit, autoritetet amerikane janë të shqetësuara për numrin e viktimave palestineze dhe krizën humanitare të krijuar prej luftës.

Tags: Benjamin NetanyahuGazaSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin një person dhe plagosin katër të tjerë

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin një person dhe plagosin katër të tjerë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Katër persona të vrarë në sulmet ukrainase në Rusi

Katër persona të vrarë në sulmet ukrainase në Rusi

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin një person dhe plagosin katër të tjerë

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin një person dhe plagosin katër të tjerë

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë, bëhen homazhe në Jabllanicë

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë, bëhen homazhe në Jabllanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën